• |
ide | kryesore

Zbulohet biseda e drejtuesve të Juventus, komplikohet çështja Suarez: “Punë k**i, jemi Juventus e prefektura nuk na pret”

-Instant, Sport
Paratici



Çështja Suarez vazhdon të shkaktojë shumë diskutime. Pas publikimit të dëshmisë së dhënë më 26 janar nga Andrea Agnelli (“Të gjithë negociatat u administruan nga Paratici”) në lidhje me hetimin për provimin “farsë” të italishtes nga ish-sulmuesi i Barcelonës, tani janë depozituar në gjyqësorin e Peruxhias dhjetëra faqe mesazhesh, bisedash dhe postash elektronike që përfshijnë drejtuesit e Juventusit dhe hedhin hije të tjera mbi gjithë çështjen.

Siç është raportuar nga ‘Corriere della Sera’, mes sms-ve të gjurmuara në telefonin celular të Paraticit ka veçanërisht një të 3 shtatorit të kaluar në të cilin drejtuesi i Juventusit diskuton praktikat që duhen kryer për të ti dhënë shtetësinë lojtarit, me Maurizio Lombardon, sekretar i përgjithshëm i asaj kohe në klubin e Juventusit. Bëhej fjalë për fazat fillestare dhe kërkohet një takim në prefekturën e Torinos për informacion, por Lombardo e informon atë se “prefektura ka konfirmuar që sot nuk mund ta priste. Dina po përpiqet të fiksojë takimin për nesër në mëngjes!” e Paratici përgjigjet i bezdisur: “Punë k**i, jemi Juventus dhe prefektura nuk do të na presë”.

Dina Moschillo, asistenti i Presidentit Agnelli, në të vërtetë është vënë në lëvizje dhe Paratici merr më pas këtë mesazh: “Nga Dina – Maurizio, mëkëmbësi i prefektit Dr. Parente ju pret nesër në 12 në Prefekturë”. Gjatë marrjes në pyetje, vetë Lombardo konfirmoi se ai kishte kërkuar ndërhyrjen e Moschillo “për të pasur sqarime të mëtejshme në lidhje me procedurën për dhënien e shtetësisë”.

Mes shumë bisedave në WhatsApp, mail e sms në lidhje me aktet e dokumenteve të hetimit të gjyqësorit të Peruxhias që zbulojnë sesi lëvizën protagonistët e historisë në ato ditë, janë edhe mesazhet e Ministres së atëhershme të Transportit, Paola De Micheli, shoqja e fëmijërisë së Paraticit.

Më 7 shtator, Paratici shkëmben mesazhe me një drejtues tjetër të Juventusit: “Nëse arrin 16,15 eja në jtc do dhe unë do të tregoj për Sarrin dhe Higuain… ndoshta do të lidhemi edhe me Gabasion”. Menaxheri përgjigjet se do të jetë aty, në mënyrë që të koordinohen edhe për Suarez: “Po, po, do vij, kështu që të flasim për Suarez … 5 minuta dhe jam aty… Cesare nuk përgjigjet .. . Unë mendoj se ai ka diçka me Eca … Unë e kam nesër nga 10 në 14 “.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *