• |
ide | kryesore

A do ta dekretojë qeverinë e Ramës? Meta nuk thotë as “Po” as “Jo”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Në konferencën e sotme për mediat. pyetjes së gazetarëve nëse do të dekretojë apo jo qeverinë e formuar nga zgjedhjet e 25 prillit, Presidenti Meta u përgjigj se ka kohë deri sa të mbërrijmë në atë moment.


Meta kërkoi që të zbatohet Kodi Zgjedhor dhe të mos manipulohet asnjë votë.


Ndërsa i pyetur për 4 mandatet e fituara nga LSI, ai tha se nuk ka çfarë të komentojë, pasi nuk ishte kandidat në këto zgjedhje.

“Mos u merrni me gjëra që kanë kohën e tyre. Unë kërkoj të zbatohet Kodi Zgjedhor deri në fund, deri në shterimin e ankesës së fundit, nga çdo individ edhe brenda partisë. Është e rëndësishme të respektohet votat e kandidatëve. Ilir Meta s’ka marrë pjesë në zgjedhje, ka qenë një qytetar dhe votues, ka pasur një votë. S’ka bërë thirrje për të votuar për asnjë kandidat.

Në të ardhmen do e shihni se sa vota merr Edi Rama.” – u shpreh Ilir Meta.

“Është e rëndësishme që 25 prilli, vajti në aparencë, qetësisht dhe s’pati probleme serioze. 74% të qytetarëve kanë votuar, çdo votë duhet të numërohet dhe rinumërohet. Përpjekjet që të merremi me shashka dhe të vazhdojë historia me krimin zgjedhor janë të dëshpëruar.” – u shpreh Presidenti.

5 Comments

  1. Qytetarët e Tiranës janë votuesit më të lirë që ekzistojnë në Shqipëri, janë kampioni më përfaqësues i popullsisë shqiptare dhe ata në shumicë votuan PS-në.

    Nuk ka dyshim që partia në pushtet ofron më shumë klientelizëm dhe tërheq më shumë elementët kriminalë sesa opozita, por ndonëse të rëndësishëm këta nuk janë faktorë përcaktues në garën elektorale. Mjafton të kujtojmë se në vitin 2005, PD përballej me një nivel shumë të lartë krimi dhe me një nivel shitblerje të votës edhe më të lartë se sot, e megjithatë i fitoi zgjedhjet.

    Ideja se po bëhet nami me shitblerjen e votës më shumë se rritjen e këtij fenomeni reflekton ndjeshmërinë më të lartë që ne si shoqëri kemi ndaj tij sot. Dje ky fenomen ishte aq i përhapur dhe i pranuar saqë dhënia e lekëve dhe ushqimeve bëhej haptas, në mes të ditës.

  2. Erdhi koha te tregojme sesi Rilindja fitoi zgjedhjet.
    1.Reforma territoriale u be me plan per zgjerimin e zonave si psh zona Lali Sdromsit shkonte deri afer fshatrave te Kavajes.
    2.Ndryshimi i kodit Zgjedhor ne menyre te njeanshme si psh LSI 107.000 vota prodhoj 4 deputet. PSD 35.000 vota prodhoj 3 deputet. Beni llogarine
    3.Diferenca PS dhe PD ishte 120.000 vota. Vazhdojme si me poshte

    a. 85.000 deri 90.000 flete votimi te pavlefshme
    b. administrata 120.000 persona, vote e sigurte PS
    c. 200.000 emigrante nuk u lejuan me preteksin e 14 dite karantine
    d. 100.000 familje u mbajten peng me preteksin e legalizimeve. Pergjimi i Artan Lames.
    g. 100.000 vete ne vite shkojne moshe +18, vote e sigurte PS i eshte helmu truri nga Rama dhe Lali dhe nuk kane pare gje tjeter ne jeten e vete.Kjo i duket me e mira.
    Pastaj kemi Patronazhistet.Mafia e shoqeruar nga policia duke blere vota.Shantazhi per ndihme sociale.Propaganda dhe Narrativa e perditshme dhe mileti eshte injorant e ha per nje here.
    KQZ ne kendershtim me ligjin nuk e deklaroi nr total te votuesve ne rang vendi, per arsyen e vetme qe mos te kishte nje rakordim shifrash dhe dilnin bllof.
    Keshtu i fitoj zgjedhjet Rilindja grupi sufllaqja. Nuk hajme te gjithe bar ka dhe ca qe hajne buke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu