• |
ide | kryesore

Agron Shehaj i rrëmben lidershipin Bashës: “Do hyjmë në kuvend”

-Instant, Të fundit

Një ndër kandidatët më të votuar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj nuk ka pritur më të zvarriset pas squlltësisë së Lulzim Bashës. Ndërkohë që lideri demokrat ka folur për masakër elektorale por nuk ka përcaktuar rrugën e ardhshme të partisë së tij, Agron Shehaj e ka anashkaluar çështjen e shitblerjes së votës dhe ka shpallur se opozita do të hyjë në parlamentin e ardhshëm.


 “Si çdo demokrat do dëshiroja që sot të kishim marrë mundësinë për të venë në jetë angazhimet që morëm para gjithë shqiptarëve për t’u dhënë atyre një qeveri të përgjegjshme që punon për njerëzit.”, shkruan përmes një postimi në Facebook, duke pranuar kështu zgjedhjet e 25 prillit.


Agron Shehaj ishte një ndër kandidatët më të votuar të Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare i cili bëri një fushatë model të bazuar kryesisht në takimet kokë më kokë dhe duke vënë theksin te komunikimi përmes rrejteve sociale. Pikërishtë për këtë ai u rendit menjëherë pas Bashës në listën e preferencave të demokratëve.

©Lapsi.al

 

33 Comments

    1. Eshte mundesia qe PD te fitoje prape, ndryshe do ngelemi edhe 10 vite te tjera me Ramen&Co..Dhe Rama e di, prandaj promovon Bashen

    2. Cdo kush ne pd me kete humbje ka te drejt te kandidioj. Dhe kjo duhet te ndodh sa me shpejt, se njerzit po qajn e po qeshin me bashen.

      1. nje jugor ne krye te PD do ishte gjeja me e mir sepse do merte votat e disa jugoreve raciste. Kjo puna e imazhit eshte pak subjektive, hajde me pyt mua ti ca imazhi ka jugu kur mendoj PPSH-ne dhe PS-ne nder vite 🙂

  1. E mira e do te ishte qe PD si opozita e vetme e vertete te shperndahej. Sot kur Rama djhe PS

    i ka bere krejtesisht te pavlera zgjedhjet dhe kur nuk ka asnje shans qe te nderrohet pushteti me ane

    te votes , atehere eshte shume me mire per popullin opozitar qe te mos kete fare opozite dhe te

    mos kishte fare zgjedhje. Ne kete menyre PS nuk ka nevoje te skedoje qytetaret dhe te evidentoje

    ata qe votojne kunder dhe populli opozitar do te jete i barabarte me qytetaret e tjere

    para ligjit, nuk do tu mohohen te drejtat per shkak te bindjeve politike sic ka ndodhur deri tani e

    sic pritet te ndodhe shume here me ashper ne te ardhmen. Dhuna e pushtetit nuk do te bjere mbi

    depudetet e PD-se por mbi votuesit e PD-se te cileve nuk u mbetet rruge tjeter vecse te pergatitin

    valizhet per tu larguar nje ore e me pare. Ky vend tashme ne menyre perfundimtare eshte nje

    prone e PS dhe Rames.

    1. E kuptoj deshperimin, por 4 vite pa opozite e lejuan qelbesiren te bente c’deshte kur opozita e vetme ishte hajdarja dhe kujtim buzi.. Te pakten nuk ka 84 vota!

  2. Pse Basha është verior?Ai është lindur rritur në Tiranë.Pse me këtë llogjikë krahinore shkohet në Europë???E mirë atëhere sipas llogjikës të atyre pa llogjikë po të bëhet kr i Pd atëhere veriu do votojë Ps???Jugu dhe po të jetë Shehaj kr i Pd voton Ps.Kjo ndarje veri jug është vepër e Enverit që tani e forcoi Edveri.

  3. Basha duhet te rri. Se ne 2025 pd do ket rritje, besoj se do vej 67 mandate po dhe nja 2 do i mare lsi. Ven prap te nr magjik 69. Heee pastaj vjen 2029 qe nr magjik do kthehet perseprapthi do behet 96 per opoziten.
    E shikoni, qe nuk eshte aq keq me bashen.

    1. Kush eshte ky qe do te futet ne Kuvend, kur nuk Jane bere ankimimet dhe gjykimet per zgjedhjet. Ky Bashke me te tjeret duhet te mbronin votat, te Zbulonin manipulimet dhe blerjen e tyre nga maxhoranca , apo eshte marre si Ornaldo Rakipi me punet e Tij. Ka Shume mundesi qe ky ka eksperienca nga krahina Italiane e Venetos , ku ka jetuar dhe nisur biznesin.

  4. Po pse ankoheni me Ramën ?
    Ai ka premtuar që mbrenda mandatit të tretë, Shqipëria do të bëhet kërthiza e turizmit mesdhetar.
    Do të ndërtohen 4 porte skafesh që nga Saranda në Shëngjin.
    Porti i skafeve të Durrësit, do të jetë më i madhi në Mesdhe.
    Të gjithë shqiptarët , njëlloj si Saimir Tahiri do të pajisen me skafe lluksoze e për shërbimin e tyre do të vijnë puntorë nga Bangladeshi.
    Do të ndërtohen jo katër po për çdo qytet të Shqipërisë nga një aeroport e shqiptarët nuk do të udhëtojnë më me makinat e vjedhura nëpër rrugët me gropa, por sejcili me çarterin e tij , do të fluturojë si turist çdo ditë në të gjitha qytetet e Shqipërisë e Europës.

  5. Si I bejne keto llogarite, me te votuarit,me pak te votuarit?!
    Une si familje kam votuar vetem subjektin politik. Perse nuk ka nje evidence,qe te sherbeje per analize se sa vota jane hedhur vetem per subjektin? Vota per kandidatin do kishte sens, vetem nese do ishte proporcional I paster. Duket se dikush,ndonje klan, po I bie borive te lobimit per z. Shehaj. Ky I fundit meriton respekt,por ceshtja e lidershipit eshte tjeter gje.
    E mira do jete qe pasi te votohen nje numervi caktuar kandidatesh(ndoshta 2-3) keta te fundit te benin nje fushate disamujore, te mbathnin “opingat” e t’i binin cep me cep Shqiperise!!!
    Dhe vetem pas nje pelegrinazhi te tille,te futeshin ne gare!!!

    1. Cfare pyetje eshte kjo? Po llogariten duke pare sa njerez kane votuar per personin.

      Une jam nje prej atyre qe kam votuar per partine pikerisht per shkak te Agronit. Dhe kam votuar pikerisht per te me shpresen qe nje dite do synonte kryesimin e partise.

      Jam i lumtur qe ai po e mendon nje gje te tille.

  6. Keshtu, me portale, te zgjidhet kreu I nje partie, I ngjan festivalit te Eurosong, ku fituesin askush s’e beson dhe s’e pranon. Gje qesharake!

    1. 13,800 vota Alfred, numri i dyte ne parti me pak jave fushate. Me portale tentuan te tjere te behen deputet, ky doli me vota.

  7. Qe Basha i ka shitur zgjedhjet si nxenes i Sorrosit kjo dihet dge duhet te largohet sa per Shehaj nuk mund ta flasim pa e provuar

  8. Respekte per ty z. Shehaj . Por as mos e kalo neper mend idene e hyrjes ne parlament . Mos pranimi i zgjedhjeve nuk duhet diskutuar .

  9. Zgjedhjet ishin nje turp nje maskarade , ishin nje masaker ndaj demokracise . Ti pranosh ato eshte perveçse eshte çmenduri nga ana juaj por edhe skllaveri per Shqiperine . Çmendurine tende ta fal , por skllaverimin tim JO .

  10. Po ku e shikoni ju te lapsit qe Z. Shehaj ka thene te futemi ne parlament. Citimi I tij eshte si me poshte:

    “Si çdo demokrat do dëshiroja që sot të kishim marrë mundësinë për të venë në jetë angazhimet që morëm para gjithë shqiptarëve për t’u dhënë atyre një qeveri të përgjegjshme që punon për njerëzit.”,

    Apo i analizoni si keni qejf fjalet.

  11. Ka ardhur koha qe PD te jete nje parti e DJATHTE, pa ish-komuniste e ish-sigurimsa. Agron Shehaj eshte 24 karat i djathte; familje e persekutuar nga regjimi komunist, ka ngritur biznesin e tij pa marre nje qindarke nga fondet publike, i shkolluar, inteligjent. Te gjithe keta qe i kane pas bere fresk Saliut dhe sot duan te rrembejne ndonje cope, ose keta te tjeret mercenaret e sigurimit te shtetit kane qellim ta zhbejne PD. Vetem nje i djathte pa lidhje okulte me komunizmin, si Agron Shehaj, eshte shpresa te ngrihet Partia Demokratike e vertete. Bashen e terheqin poshte shume gure te rende, per te mos thene per driteshkurtesine e fundit, qe la vendin e Kushtetuten ne dore te Gjuzit e co. Burrat e shtetit nuk bejne hapa te tille me pasoja katastrofike per Kombin, pa marre garanci te plota. Nqs nuk mori garanci eshte mendjelehte. Nqs mori por nuk ia mbajten fjalen perseri mendjelehte.

  12. Z. Shehaj ka shkruajtur si me poshte:

    “Si çdo demokrat do dëshiroja që sot të kishim marrë mundësinë për të venë në jetë angazhimet që morëm para gjithë shqiptarëve për t’u dhënë atyre një qeveri të përgjegjshme që punon për njerëzit.”,

    Nga ky shkrim ai nuk shprehet per futjen ne parlament

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu