• |
ide | kryesore

Blerja e votës si alibi për humbjen e opozitës

-Instant, 2, Ide



Përballë humbjes së qartë në zgjedhjet e fundit, opozita dhe analistët pranë saj kanë filluar të riprodhojnë fabulën tashmë të njohur të deformimit të vullnetit popullor nëpërmjet krimit dhe blerjes së votës nga Partia Socialiste.

Sipas kësaj logjike, Edi Rama dhe PS nuk i fituan, por i blenë zgjedhjet ose i vodhën nëpërmjet krimit të organizuar. Pra, nëse do eliminonim këto dy fenomene, krimin e organizuar dhe blerjen e votës (që me sa duket janë ekskluzivisht socialiste), qytetarët shqiptarë do kishin preferuar në shumicë Bashën, Berishën dhe Metën (që s’kanë lidhje as me krimin, as me blerjen e votës).

Është e qartë që kemi të bëjmë me një alibi që i shërben politikisht opozitës dhe psikologjikisht të gjithë atyre që nuk e përtypin dot Ramën Kryeministër. Ndonëse krimi dhe shitblerja janë fenomene prezente në zgjedhjet tona, ata nuk janë faktorë përcaktues. Nëse blerja e votës do përcaktonte rezultatin e zgjedhjeve, harta elektorale e Shqipërisë do ishte krejt ndryshe.

PS-ja do dominonte zonat veriore ku varfëria është më e madhe dhe blerja e votës për pasojë më e lehtë, ndërsa PD-ja do dominonte zonat më të zhvilluara dhe më urbane si Tirana, Durrësi apo Vlora me zhvillim ekonomik më të lartë ku shitja e votës është më e pakët. Në këtë pikë opozitarët do përgjigjen se fitorja në Durrës dhe Elbasan ishte si pasojë e krimit.

Por nëse krimi është faktori përcaktues nuk kemi si të shpjegojmë fitoren e PS-së në qytetin e Tiranës apo në Vlorë ku nuk është folur fare për krim të organizuar apo humbjen e PS-së në Shkodër ku krimi ka lulëzuar vitet e fundit.

Rasti i Tiranës është veçanërisht i rëndësishëm këtu sepse kryeqyteti, për vetë përmasat, përbërjen demografike dhe historinë politike është barometër i zgjedhjeve në Shqipëri. Tirana jo vetëm është qyteti më i madh dhe heterogjen i Shqipërisë, por nuk është aspak bastion politik, siç është p.sh., Shkodra.

Ndaj Tirana tregon tendencën reale të votuesve. Nëse krimi i organizuar dhe blerja e votës ishin faktorë përcaktues, si mund ta shpjegojmë fitoren e PS-së dhe humbjen e PD-së në qytetin e Tiranës ku prezenca e krimit të organizuar dhe blerja e votës është shumë më e ulët se në qytetet të tjera apo në zonat rurale?

Qytetarët e Tiranës janë votuesit më të lirë që ekzistojnë në Shqipëri, janë kampioni më përfaqësues i popullsisë shqiptare dhe ata në shumicë votuan PS-në.

Nuk ka dyshim që partia në pushtet ofron më shumë klientelizëm dhe tërheq më shumë elementët kriminalë sesa opozita, por ndonëse të rëndësishëm këta nuk janë faktorë përcaktues në garën elektorale. Mjafton të kujtojmë se në vitin 2005, PD përballej me një nivel shumë të lartë krimi dhe me një nivel shitblerje të votës edhe më të lartë se sot, e megjithatë i fitoi zgjedhjet.

Ideja se po bëhet nami me shitblerjen e votës më shumë se rritjen e këtij fenomeni reflekton ndjeshmërinë më të lartë që ne si shoqëri kemi ndaj tij sot. Dje ky fenomen ishte aq i përhapur dhe i pranuar saqë dhënia e lekëve dhe ushqimeve bëhej haptas, në mes të ditës.

Madje, më vjen për të qeshur kur kujtoj fushatën parlamentare të vitit 2005 ku avokati Spartak Ngjela, i cili përballej me ministrin e Transportit socialist, Spartak Poci, u bënte thirrje publike votuesve që lekët t’ua merrnin socialistëve dhe votën t’ia jepnin atij. Dhe fitoi.

Ndaj shpjegimi i rezultatit elektoral nuk mund të reduktohet te histori të fortësh apo bandash që blejnë apo intimidojnë qytetarët, sepse këto janë fenomene konstante në historinë tonë të tranzicionit. Është e nevojshme një analizë politike që vlerëson dhe krahason ofertën politike të aktorëve kryesorë dhe jo thjesht lidhjet e tyre me krimin. Këtë analizë do ndërmarrim në shkrimin e ardhshëm.

Panorama



27 Comments

  1. Analize shume e pasakte dhe e percipte. Ky djali qe shkruan, pa dashur ta fyej me nje krahasim mjeksor, me nje analize te feces eshte munduar te nxjerre problemet e zemres. Ia fillojme me shitjen e votes ne veri. Kush i tha ketij qe ne veri nuk ka patur shitje votash. Dy mandate ne qarkun Shkoder jane marre nga nje parti qe kishte vite qe ishte zhdukur nga skena politike dhe vetem ne 2017 fitoi nje mandat me te njejtin person. Se si fiton tre mandate nje parti qe nuk ka nje keshill drejtues, nuk ka bere nje mbledhje nje here, nuk ka program dhe nuk ben fushate, le ta gjeje z. Kajsiu. Ne qarkun Tirane, drejtuesi fushates se PS, spostohet nga pjesa fituese e mandateve, nga nje djalosh i ri qe nuk e kemi pare asnjehere duke folur dhe jo vetem kaq, por eshte nder kater me te votuarit nga PS me vetem 200 vota me pak se kryetari i PS. Ne qarkun e Fierit ku ka patur pak denoncime per shitblerje vote, rezultati del i njejte me ate te vitit 2009. Pra shitblerja e votes dhe tjetersimi i saj ka ndodhur ne permasa te frikshme. Por nuk eshte ky problemi i opozites qe beri sa mundi per ta ndaluar. Problemi eshte diku tjeter. Problemi eshte tek pozicioni i kryetarit te PD. Kryetari i PD beri shume premtime dhe disa prej tyre ishin me te vertete te realizueshme dhe mund te sillnin zhvillim per vendin qe eshte katandisur keq e me keq, por nuk u besua nga njerezit. Njerezit qe e shiten voten, nuk e shiten ate per ato 100 euro qe nuk zgjasin me shume se nje jave, por e shiten se nuk besuan kyetarin e PD qe mori shume angazhime, nderkohe qe te gjitha kauzat e filluara prej tij jane lene ne mes. Ndermjet dy njerezve te pabesueshem, njerezit zgjodhen ate qe iu dha leke kaq eshte. Analiza duhet te filloje nga ketu. Nuk eshte problemi thjesht te largohet Basha nga kryesimi i PD sepse deri me tani nuk ka patur asnje rezultat pervec atyre qe i jane dhuruar, problemi eshte qe PD duhet te ndryshoje strategji. Nuk mund te jete nje parti e lirise, peng e nje kryetari. Kete duhet te kuptojne te gjithe. Sa per Bashen, ai do duhej te ishte larguar qe nga viti 2017.

    1. Njerezit e shiten voten masivisht sepse kur shikon policine, prokurorine dhe cdo agjenci shteterore+bandat e oligarket te perfshire totalisht ne operacionin dhe ne garantimin e operacionit te blerjes e deformimit te votes me cdo mjet nuk ke shans te besosh qe rotacioni mund te ndodhe dhe qeveria te permbyset. Nuk po them qe Basha beri ndonje far pune, por kjo historia e frymezimit te shpreses eshte nje iluzion qe nuk materializohet kurre nese qeveria vendos ne menyre shkencore sic tha Rama dje te mos e lere popullin te zgjedhe. Le ta ndrrojme Lulin por zgjidhja eshte larg.

  2. Vetëm morrat e SOROS-it mund ta quajnë Masakrën Elektorale si një alibi për Opozitën.

    Masakra nuk kryhet vetëm ditën e votimit por fillon me muaj përpara dhe më pas vazhdon me numërimin e votave dhe fshehjen e krimit me relativizime dhe normalizime nga njerëz të medias.

    – E para fillon që me shkeljen e 5 Qershorit, me pseudo-opozitën dhe kolonizatorët e huaj, u anashkalua e u detyruan ta pranojnë të gjymtuar sipas llogarive të rilindjes nga ndërkombëtarët.
    – Pikë kyçe është dhe Sistemi Patronazhim-Spiunimi, ku popullata përgjohet nga shteti me 80Lekshat e saj. Ku të dhënat përdoren në mënyrë elektorale, duke e blerë votën, duke e kërcënuar ose duke ja marrë kartën për ta penguar për të votuar.
    – Policia dhe Prokuroria si element njëanësh, Rasti i Elbasanit është i mjaftueshëm dhe ezaurues për të parë përfshirjen e strutkurave të policisë dhe prokurorisë në favor të PS dhe deformimit të votës nga grupet kriminale.
    – Përfshirja e Elementëve Kriminal në favor të PS, Rasti i bandës së Suel Celës në Elbasan, më pas Rraja, çyrbja, Koka në Durrës, Gjiknuri në Vlorë dhe Dako në Durrës, të afermit e Qifes dhe Tom Doshit, e shumë të tjerë. Janë të mjaftueshme dhe ezauruese për të parë përfshirjen e strukturave kriminale ne Shqiperi dhe ne sherbim te deformimit te votes.
    – Rrjeshtimi i të gjithë Oligarkëve dhe Mediave drejt Ramës. Hapsira televizive me emisione, tematika dhe minutazh reklame, shto dhe financimet me para nga Oligarkët, është i mjaftueshëm dhe ezaurues për të parë përfshirjen e tyre në deformim të votës.
    – Përdorimi i Pandemisë në shërbim të fushatës elektorale. Që nga kufizimet e pakuptimta të orarit, ku vetëm grupet e blerjës së votës dilnin, e deri te përdorimi i vaksinës elektorale në fushatë si dhe pengimi i emigrantëve për të votuar.
    – Mbi 80Mije Vota të pavlefshme, nuk të ben përshtypje që si ka mundësi që nuk i kanë bërë kryq komplet fletës por kanë zgjedhur nga dy parti?
    – Videot e Komisionërëve duke zhgarrarvitur mbi fletë votimi për ti bërë të pavlefshme.
    – Mos-Transparenca nga ana e KQZ mbi numrin e pjesmarrësve si dhe taktika për të vonuar numërimet në zona të ndyrshme.
    – Prania e elementeve kriminale në KZAZ për të intimiduar opozitën.
    – Ndërhyrjet e pakuptimta të ambasadorëve që nuk zgjidhen asgjë në blerjen e votave por vepruan si “Voter Supresion” kundër Opozitës njësoj si ngjarja e Elbasanit dhe makina në sheshin Skëndërbej.
    – Mbi 30Mijë Vota Taulant Balla me Hasallen në Elbasan, Tom Doshi me 3 Deputet. Dalin e teprojnë për të gjetur të paktën 50 mije vota të blera.

    Ka aq shume sa do duhen javë vetëm ti përmbledhësh të gjitha.

    Po, PD ka përgjegjësi, nuk arriti dot të mbronte votën.
    Basha për këtë duhet të mbajë përgjegjësi që pranoi të hyjë në këto zgjedhje të manipuluara dhe nuk e reflektoi gjatë fushatës.

    Por si fillim gjëja më kryesore që duhet të beje OPOZITA është të mbledhi të gjitha provat dhe faktet e kësaj masakre elektorale dhe ti refuzoje si zgjedhje.

    Mbasi ti mbledhi provat dhe ti faktoje duhet të provoje që mund të garantoje votën e Shqiptarëve pa përjashtim në të kundërt nuk i duhet askujt.

  3. Kaisiu teorizon nga tryeza e tij, krejt larg realitetit.
    Ne qarkun e Elbasanit, qarkut me te varfer, vota u ble njelloj si ne lagjet e qendres, si ne katundet
    Ndryshim ishte vlera e blerjes, pra tarifa e paguar per vote.

  4. Shume percipte, z Kajsiu. Me sa duket nuk e njihni mire as Shqiperine, as shqiptaret! As Tiranen as banoret e saj. Ne nje fshat te Tiranes bastion te PD jane ndertuar me shpejtesi gati 25% e shtepive kundrejt nje rryshfeti prej 5 000 000 lekesh, a thua se ketu ne kete vend ka qene epiqendra e kataklizmes. Asnje shtepi e shembur nga termeti. Te gjitha me parate e buxhetit. Kjo nuk te duket vjedhje?
    Ne malesine e Tiranes mbjelljen dhe korrjen e te mbjellave e drejton djali i nje deputeti te njohur. E dine dhe e thone te gjithe. Por ju mor djale e shihni problemin mga ana teorike. Se sa ka ndikuar fenomeni, hajde ta diskutojme. Por mos na ofendo inteligjencen ju lutem. Folet per Vloren. Ok nuk ka pasur shitblerje, ndofta, por, a jeni i zoti te kaloni andej nga Kaŕaburuni? Besoj se jo. Te pakten une nuk jam aq trim. Ndofta te gjitha keto kane ndikuar pak, ok por mos harroni se kemi edhe fenomenin e emigracionit masiv. Kush mendoni se largohen dhe kush qendrojne ketu? Nje pergjighe pa shume pretendime mund t’iu a jap une! Pastaj gjykojeni te sakte apo jo. Largohen ata njerez qe nuk duan qe femijet e tyre te rriten nen trysnine e droges. Qendrojne ata qe merren me biznesin e droges. Shihni se cfare behet me ndertimet ne Tirane se ndofta kupton ndonje gje. Sipas meje ndertojne ata qe shesi jashte kokaine e kanabis dhe blejne ata qe mbjellin kanabis. Ndofta ju mund te jeni me nje mendje me ata “intelektuale” qe thone se droga jep punesim. Por besoj se jo. Perndryshe kot harxhoj kohen me ty apo me kryeministrin e pavdekshem qe me c’thone drogen e perdoe edhe vete.
    Si perfundim, 5 franga ketu, 5 atje nuk jane me te qelbeta, sepse u ka dale era. Mua me duket keshtu. Natyrisht z. Basha duhet te largohet nje ore e me pare. Nuk jep me asnje garanci. Mos harroni nje gje z.Kajsiu. Askush apo me mire shumekush tek PPSH nuk ia fal shqiptareve shpartallimin e vitit 1991, a thua se fajin e kishin shqiptaret per kohen e tollonave. Sipas meje pa lufte kjo pune nuk ndahet. Perndryshe, o burra te ikim te gjithe. E them kete se te gjithe ne rruge flasin per shitblerje apo droge, por aq iu ben. Mjafton qe ne pushtet te jete PS. Kjo per mua quhet as me shume e as me pak se sa kriminale. Kemi te bejme me nje shoqeri te kriminalizuar ne palce. Po e mbyll me keto fjale qe i kam personale dhe po i ndaj me ju. Nuk ia fal vetes qe po e lej tim bir ne kete shkretetire te kuqe. Sa here ia them veteskete! Jam 61 vjec e cunin e kam veten 9 vjec. Kur u shmb teatri e kuptova qe e gjithe jeta ime ka shkuar dem. Rezultatin e zgjedhjeve e kisha parashikuar. Te perndohesh 60 vjec pse qendrove ketu eshte e rende, por peshen time e mbaj vete. Arbereshet kane nje shprehje per ne: gjaku i shprishur i arberit. Kjo i thote te gjitha. Kaq.

    1. Shume dakort me ju
      Jemi nje popull i i pa kulture e nuk e kemi per gje shitjen e votes.
      Kajsiu ja fut kot me ket analize qe ngjan me ate te “demokrateve” qe pa u mbyll votimi kerkojne largimin e Bashes ,kupto karrigen.Ne keto zgjedhje ndryshe nga heret e tjera paret e ardhura nga klanet e droges,te strukturuara nga ps u drrdhen me shumice dhe ne qytetet e medha si elbasani psh ne ndihmen e policise. Mos te themi perralla si ne shkrimin e kajsiut

  5. Ku jeton ky zoteria, sepse eshte aq e percipte analiza, sa te irriton deri ne vuajtje.
    Sipas ketij, ne Tirane PS (Erioni) na paska fituar sepse ka qeverisur kaq mire, saqe votuesit iu paskan dhene voten pa ngurrim…blerja dhe shitja e votes eshte nje fakt i pamohueshem. S’eshte aspak e vertete qe ne 2005 kishim te njejten sitúate te shitblerjes se votes.

  6. Numri dhe përqindja e votave të pavlefshme sipas qarqeve

    Berat, 5292 vota të pavlefshme, 6.5 %

    Dibër, 4686 vota të pavlefshme, 6.77 %

    Durrës, 7808 vota të pavlefshme, 4.8 %

    Elbasan, 9775 vota të pavlefshme, 5.8 %

    Fier, 9375 vota të pavlefshme, 5.1 %

    Gjirokastër, 2317 vota të pavlefshme, 4.8 %

    Korçë, 7375 vota të pavlefshme, 5.6 %

    Kukës, 2188 vota të pavlefshme, 5.3 %

    Lezhë, 4946 vota të pavlefshme, 6.4 %

    Shkodër, 6114 vota të pavlefshme, 5.3 %

    Tiranë, 18422 vota të pavlefshme, 3.8 %

    Vlorë, 4730 vota të pavlefshme, 4.4 %

    Mesatarja e votave të pavlefshme në të gjithë Shqipërinë është 5.3 %.

  7. E bukura e këtyre homoseksualeve me shkolle eshte se i shërbejnë vetem karit….qoftë kar mavi,qoftë kar blu…
    Sidoqofte ky qenka nga ata që kur prezantohen nuk thone ne fillim emrin,atesine,mbiemrin,origjinen,banimin ,arsimin,fene dhe ne fund orientimin e bythës por prezantohen vetem duke perseritur pa pushim kar,kar,kar….
    I dashur bytheqir me syze…kur te vije ne pushtet PD dhe te beje njesoj si Rama sot,do e kthesh bythen nga PD..,
    Alibi thua ti ? Po per kë…!?
    Po’ iku Luli dhe e morì Tuli…kujton se mund ti fitoje zgjedhjet PD perballe Rames?
    Si do ta beje kur Parlament,Qeveri,President,Kryegjyqtar,Kryeprokuror,Kryepolic,Minister i Brendshem,I Jashtem, i Mbrojtjes,President i Kosoves,Ambasador amerikan ne Shqiperi,analist,gazetar,botues,shok i Ronaldos,Hercul Poirot,burri i ministreve,qirës i qorrave si Kajsiu ..ne Shqiperi eshte vetem një njeri..?
    Po’ kur ta beje mashtrimin PD ajo alibia do jete per kryetarin socialist qe nuk mbrojti voten!???
    Nëse pushteti i Ramës eshte regjim atehere oponenti kryesor duhet te jete populli,por ky ,kurvërisht, shkon voton regjimin,atëhere cfare kerkoni nga Opozita…!?? Eja me qani burrin se po shkon te martohem…keshtu!?
    Pse paska vetem Basha pergjegjesi per kete,ndonese personalisht nuk e dua si kryetar te PD,po’ keta kurvat qe dalin sot ta fundosin cfare bene ..!??Sa fituan ATA vete….?
    Këto pyetje ben dikush me shkolle ,por qe ka mesuar librat në shkollë ,dhe nuk ka mesuar teknika lëpirje te koqeve……si ky balliu Kajsiu…
    “Tjeter pergjigje Turqia,nuk do vecse me pallë.”.shkruan poeti yne kombetar….
    E ka edhe per turkun e vogël Paul Edwin Tahyp Rama….
    P.S. o Kajsi poeti e kishte per shpaten ,se mos te shkon gjuha ku te dhemb dhëmbi ore…..!

  8. Po ça alibi o gazetaruc në shërbim të Ramës.Pra sipas teje nuk është vjedhë??Shteti kriminal dhe krimi i organizuar nuk nuk kanë vepruar për të ndryshuar vullnetin e votusit???A e ke të qartë është instaluar një neodiktaturë alla Lukashenko.As u vodh në 2017???Sipas teje grupet krimiale të lidhur me narkoshtetin nuk kanë derdhur paranë e pisët.Vetë shteti nuk ka përdor fondet për të shtrembëruar fondet e friksuar të punësuarit në shtet.Ps nuk i fiton asnjë herë me zgjedhje të lira e demokratike.Si fitoi në 97,2001.Po në 2017 e tani.Ka fituar se Amerika quante të pavlefshme vetëm ato të 1996 dhe të tjerat mbyllte sytë.Për ata kishte rëndësi stabilokracia se sa demokracia.Dhe kjo është çudia ,që kanë mbështetur të majtën ish komuniste.Dhe ti thua alibi.Jo or djalë është diktaturë dhe e dimë ne që kemi një moshë çdo të thotë diktaturë…

  9. Keqardhje per Ju per kete shkrim qe keni bere.
    tek ne asnjehere pushteti nuk eshte nderruar nga alternativa me e mire e opozites,por nga zullumet e pushtetit ,dhe kesaj rradhe zullumet ishin te hatashme.
    shkaqet e fitores se rames sipas meje jane:
    1kultura e popullit tone ,zgjedhjet blihen dhe populli nuk e ka problem te votoje per mafiozet( jo ne kuptimin figurativ mafioze).
    2.Futja e plote e mafies shqiptare ne mbeshtetje te rames.Ne te gjithe vendin mafia shqiptare ka paguar shuma marramendese per te blere votat e ketij populli legen ,si dhe per te frikesuar numuruesit e opozites.
    3.Mbeshtetja e shba,ne kunderrshtim me cdo norme demokratike e mbeshtetin rregjimin e rames per interesat e tyre( si kane bere dhe me te tjere diktatore ne bote) shembujt jane te panumert.
    Tek ne demokracia vdiq,opozita dhe per tre ose kater legjislatura nuk fiton zgjedhje.kush ka mundesi duhet te largohet sa me pare nga ky vend,rames budallenjte i duhen

  10. Kaisiu, blerja e votes e per pasoje e mandateve te deputeteve nuk eshte alibi, eshte realitet!
    Dhe ate realitet e ke te 3 deputete anonime qe sjellim milionat e Tom Doshit dhe po nuk te binden ato, hidhi nje sy edhe djalkes 27 vjec te Qifes dhe dhenderrit te tij me mandate ne xhep nga milionat e Qifes.
    Nuk besoj se do budallallepsesh aq sa te besosh se ato jane me mandate ne xhepa nga CV e tyre anonime.

  11. A ka deputet të PD-së që kanë paguar për kandidimin? Ka zëra që flasin. Ku ka zë nuk është pa gjë. Aty nuk shkon më asnjë demokrat pasi z. Basha i ka zëvendësuar njerëzit e PD-së me klientët e gruas dhe kunatit. Unë nuk marr telefonata nga drejtoresha e biznesit të kunatit dhe unë prandaj jam larguar nga Lulzim Basha… Lulzim Basha i ka shitur zgjedhjet e 25 Qershorit. Politika është mision, nuk mjafton një dëshirë apo një urdhër e një familjari për të bërë një njeri deputet. Kjo nuk është lista e PD-së por e familjes Basha-Isufi. Një listë që nuk ka asnjë kriter politik nuk mund të funksionojë”O Gimi lexo qe te iluminohesh mos ndigjo vete Qimin e salihut

  12. Ata që mbushnin radhët dhe xhironin goma makinash, ata kanë ikur kushedi se ku, as telefonat nuk i hapin më. Të tjerët që i thonë vetes ‘truri i PD’ po shuajnë njëri tjetrin. Kritikët e kryetarit të PD kanë ardhur te porta e selisë që ka qenë shtëpia e Oficerëve (Pse vallë i thonë ‘Shtëpi e Lirisë’, hajde gjeje!) dhe kërkojnë të dalë kryetari. ‘Demo ti e Demo unë/ Dil Lulu se kam pak punë!’. Luli nuk del, por lëshon kasnecët që të sulmojnë ata te porta. Partitë staliniste, gjithmonë, i grijnë nga brenda ‘trockistët’ që kërkojnë dorëheqjen e kryetarit. Do t’i grijnë dhe do të vetë-grihen edhe këta! Në Partinë Demokratike, njëra palë ka ngrënë palën tjetër, komunistët kanë ngrënë komunistët, sigurimsit kanë shqyer sigurimsit, demokratët kanë rrahur demokratët. Ka ardhur edhe Stresi me të atin, dhe kanë nisur t’i rrahin këta që luftojnë te porta e ‘folesë’. PD e Berishës e ka në ADN rrahjen dhe dhunën. Në tokën shqiptare nuk kanë lënë njeri të gjallë nga ata që i kanë ‘bezdisur’ në folenë e pushtetit, por deri në Bruksel kanë rrahur ‘zogjtë e mëdhenj kundërshtarë’. Në një nga hotelet luksoze të Evropës, Izeti rrahu ministrin e Jashtëm Sereqi, ndërsa në një hotel tjetër Saliu i Stresit rrahu ministrin Milo. Brukseli nuk do të bëhej kurrë fole e shqiptarëve derisa këta rrahës të mos izolohen.

  13. E kanë më të lehtë të tradhëtojnë gruan që kanë 30 vjet të martuar sesa partinë që kanë 30 vjet duke e votuar.
    Tradhëtinë e partisë e pranojnë dhe thonë: “Gaboj Luli. Ishte natë dhe errësirë kur u puth me Ramën”.
    Nuk bëj shaka aspak me ç’ka them.
    Ju ofroj statistika: Numri i divorceve të çifteve në Shqipëri është më i madh se numri i “ndryshimit” votës ndaj PD-PS.
    Këtyre para se ju vdes gjyshi në shtëpi nuk ju lentestament për pronat, sepse zakonisht i lën niprit me konflikt nëpër gjyktata.
    Gjyshrit në Shqipëri shpesh ju len nipave: “amanet votën dhe partinë”.
    Shqiptarët ende nuk e kuptojnë që vota për partinë, është një kontrat 4 vjeçare.
    Pas 4 vjetësh të lind e drejta për një “grua të re”

  14. Eh kallam sheqeri qe medon te sheqerose masakren e votave.
    Po’ kaq kaqol eshte ky.
    Nje prrove bejeni hiqeni ligjin qe denoncusit te mos arestohen dhe do te shikoni se cfar eshte bere me votimet ne Shqiperi.
    Ne i dime te gjytha sepse kjo eshte bere diten per djelle Jane motrat dhe vellezrit tane ata qe kan mare parat ne i dime te gjytha o kallam por nuk mundet te flasim se njerezit tan e para eshte se parate i shperndajne kriminelet dhe ka perplasje me to dhe e dyta njerezit tane shkojne ne burg me ligjet qe jane ne Shqiperi.

  15. O plehre po kudo ne cdo cep te vendit banditet ata qe gjithe kohen merren me mbjelljen e shitjen e saj u moren edhe me blerjen e votes frika fukaralleku papunsia ben vleresimin sa do merrnin per vote cmimi ishte me standarte te shiturit e partise merrnin me shume ata qe punonin mbas ores policore ishin plehrat e pushtetitqe nje dite para votimit shperdanin parat dhe qorri flet anapulla kush ska sy te shikoj si u veprua apo ketea plehra deputet qe mbushen buthen tek lsi pastaj na u bashkuanme ps po ceshte kjo pafytyresi po ku shkoni o popull qe tallen me ju cdo 4 vjet vlersojeni voten se ate marrin nje page mujore te majme e sherbime pensione qe te iken mendja pe ndonje program premtim per ty o popull qe vuan akoma per uje e drit dhe mire tu behet po vazhduat ta shisni voten bashke me plehrat e komisioneret qe jane te besuarit e partis?

  16. Blendi Kajsiu ke qene nje nga favoritet e mi. Vazhon te jesh ndryshe nga te tjeret gjithsesi nqs vjedhja nuk ka asnje impakt ne rezultat perse e marrin mundimin e perzehen me lloj lloj krimineli ps-ja. Fakti qe e perserisin tregon qe ja kan ndjere lezetin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *