• |
ide | kryesore

De Ligt, karakter e ambicje bardhezi: “Duhet më shumë për të fituar, dua të jem kapiten këtu”

-Instant, Sport



Juventus po kalon një moment delikat, por Matthijs de Ligt nuk kërkon justifikime në prag të sprintit ku bardhezinjtë duhet të mbrojnë vendin e tyre në Champions League. “Kemi mbetur të zhgënjyer, objektivi ynë ishte të merrnim tre pikët në ndeshjen në transfertë kundër Fiorentinës, por kjo nuk ndodhi. Mendoj se duhet të bëjmë më shumë për të fituar ndeshjet sidomos në këtë fazë të sezonit, ku sukseset janë shumë të rëndësishme. Duhet më shumë kurajë kur kemi topin, një tjetër mentalitet, të mbrojmë më mirë e si skuadër”, tha mbrojtësi holandez.

“Më parë mendonim për titullin, tani jo më; tani objektivi është të arrijmë të dytët. Ne kemi një ekip shumë të fortë që duhet të luftojë për vendin e parë, por për momentin shanset janë minimale kështu që fokusi ynë është në vendin e dytë” , shtoi ai në Sky.

Pastaj një autokritikë për sezonin e tij dhe skuadrës: “Unë mendoj se kam mes cilësive të mia atë për të shënuar dhe nuk jam i lumtur që kam shënuar vetëm një gol deri në këtë pikë të sezonit, unë dua të përmirësohem në këtë këndvështrim. Por ne kemi nevojë për rritje të përgjithshme të të gjithëve: nga kush godet këndoren tek ata që bëjnë bllok dhe ata që godasin me kokë. Në këtë periudhë plot ndeshje të rëndësishme dua të shënoj më shumë për të ndihmuar ekipin”.

Për të ardhmen, ambicja ndihet në cdo fjalë të hollandezit: “Për mua është një nder të luaj për Juven dhe të mendoj se një ditë do të jem kapiteni i kësaj skuadre. Por kjo nuk është e rëndësishme tani, duke qenë se ka katër kapitenë në skuadër, lojtarë me përvojë që kanë luajtur këtu për vite me rradhë. E rëndësishme për mua është të luaj mirë, të ndihmoj ekipin dhe pastaj trajneri do të vendosë kush do të jetë kapiten, por ky nuk është objektivi im i momentit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *