• |
ide | kryesore

Hyn çuni Qifes në Kuvend, Pandi Majko ngelet jashtë: Sistemi është ky që kemi pranuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Njësoj si Ervin Bushati, edhe Pandeli Majko do të mbetet jashtë Kuvendit. I renditur i 19 në listën e socialistëve në Tiranë, ai nuk arriti dot të fitonte në këtë pozicion e as të thyente herësin. Majko ka pranuar rezultatin dhe thotë se sistemi është ky që kemi pranuar. Ndërkohë që në Kuvend nga lista e Tiranës ka hyrë djali i Aqif Rakipit, ish deputetit të PDIU-së. Një i ri te të njëzetat, pa staturë e pa kontribut politik në radhët e PS-së kur e krahason me Pandeli Majkon apo Ervin Bushatin. Ja cfarë shkruan ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, dhe njëkohësisht një nga politikanët më të pranuar mes të majtëve e të djathtëve.

“Miq, megjithëse matematika më rendit në 10 kandidaturat e votuara në qarkun e Tiranës, në zgjedhjet e 25 prillit, unë nuk do të jem deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Sistemi elektoral është ky që kemi pranuar. Përvoja më ka mësuar se duhet të jesh i gatshëm të shohësh atë që ekziston. Isha i bindur se do ti fitonim 19 mandate në Tiranë. Ndaj fushatën për numrin tim personal 19 e kalova në plan të dytë. Edhe për këtë arsye, rezultati nuk është një përrallë që e mposht me logjikë. Ju falenderoj që votuat për numrin 12, Partinë Socialiste! Sic do të thoshte im atë ndjesë pastë,… “19-ta kërkon leje për tu ulur në aeroport!” Ju jam mirënjohës që më bëtë ky që jam.Shpresoj tu kem dhënë “everything”! Mirupafshim!

Pandi

Tiranë 30 Prill 2021″ 



13 Comments

  1. Qife leshi me kalamanin e leshit me super Gerdallen e Surrelit ate degjeneraten qe populli e votoi 25% ta gezojn parllamentin dhe ti japin drejtim puneve dhe vjedhjeve se jan shum mire punet???

    1. Nuk ngelet pandi jasht, mos ja qani hallin.
      Ministrat do e len mandatin. E keshtu futen gjith senatoret, qe ngelen jasht.

  2. Pandi Majko nuk ndonje burre per ta diskutuar kaq gjate. Ska paguar nje kafe ne jete te vete. Rob pa byth. Se po na e beni hero.

  3. Ky ishte ministri famekeq i diaspores! Palo burre, llumi i rilindjes.
    Cfare plehrash ka mbajtur ky popull me taksa, ky ka 30 vjet ne parlament e qeveri e tani eshte i merzitur se Qifa & Co., po i marrin ofiqin.
    Nuk e di cfare mendon Helidoni meqe ky fare burri po del ne pension me te tera!?

  4. Politika dhe mafia jane bere bashke .
    Po pranuam keto zgjedhje pranojme roberine.
    Pa lufte keta do na sorrollasin me dekada .
    Duhet me ua qi ropt se nuk marrin vesh ndryshe

  5. Se kuptoj pse duhet futur ne mes cuni i Aqif Rakipit ne cdo shkrim qe beni!! Eshte normale qe ne njesine 5 se do njeri Pandin! Sic ka thene edhe nje parafoles as nje kafe si ka dhene njeriu, mos te flasim per punesime pastaj….!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *