• |
ide | kryesore

Meta bën thirrje për hetimin e fletëve të pavlefshme: Të rinumërohet çdo votë

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta ripërsërit thirrjen për hetimin e votave të pavlefshme të 25 prillit, ku dolën mbi 83 mijë fletë të pavlefshme.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Meta thekson se hetimi i këtyre votave me qetësi dhe transparencë maksimale është më i vlefshëm se kurrë.

Sipas Kreut të Shtetit, “Çdo votë të numërohet dhe rinumërohet deri në fund sipas Kodit Zgjedhor!”

 

 

“Falenderoj të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët morrën pjesë masivisht në zgjedhjet e 25 prillit.
Referuar të dhënave zyrtare të institucioneve shtetërore, përllogaritet që nga rreth 2.242.147 qytetarë me të drejtë vote, kanë votuar 1.661.885 qytetarë.

Duke patur parasysh pamundësimin e ushtrimit të së drejtës së votës edhe përmes akteve të njëanshme normative, pjesëmarrja rekord më 25 prill e mbi 74% të qytetarëve rezidentë në Shqipëri me të drejtë vote, është shprehje e qartë e përgjegjësisë së lartë qytetare për fatet e vendit.
Ndërkohë që procesi zgjedhor vazhdon, e gjithë vëmendja duhet të jetë e përqendruar në evidentimin dhe hetimin e çdo parregullsie, që ka cenuar procesin dhe deformuar vullnetin e shprehur të qytetarëve.
Numri rekord i më shumë se 5% të votave të pavlefshme, nga të cilat shumica absolute qartësisht nuk ka qenë e shprehje e vullnetshme e pavlefshmërisë, kërkon një hetim urgjent dhe serioz.
Asnjë zhvendosje fokusi, deri në fund të procesit!
I vetmi hetim i vlefshëm tani është hetimi i votave të pavlefshme!
Shashkat e provokatorëve kanë vetëm një qëllim, shpërqëndrimin nga ajo që ka ndodhur në kutitë e votimit dhe gjatë numërimit.
Më i vlefshëm se kurrë, hetimi i votave të pavlefshme, me qetësi dhe transparencë maksimale!
Çdo votë të numërohet dhe rinumërohet deri në fund sipas Kodit Zgjedhor!”, shkruan Meta në rrjetet sociale.



7 Comments

  1. O Likie… po i jep Rames dhe 3 mandate te tjera ?
    Ky e ka humbur aq shume toruan sa qe nuk di se cfare flet.
    Ose e di shume mire qe kjo gje nuk do behet dhe do te plasi shashka justifikuese .
    Ja humbem prej fleteve te pavlefshme.

  2. Kushdo qe eshte marr sado pak me zgjedhjet, e di sh mire qe sa here te numerohen kutite njesoj do dalin. Ilir Meta e di dhe e di.
    Kjo behet te te kaluar kete moment disfate te LSI, me kryetar Presidentin Meta.

  3. Eshte fatkeqesi kombetare te kuptosh pas kaq vitesh kush e ka qeverisur kete vend.
    Qe rshte i korruptuar deri me kocke e kemi ditur, por qe te jete dhe kaq ordiner dhe i papergjegjshem po e marrim vesh.
    Po dalin fjalet e Dritan Priftit.

  4. Ik mer Like, ik mer kar se votat qe mori Rana nuk ishin per Ramen. Ishin vota kundra teje dhe Saliut.

    Nuk fitohen votat me premtime boshe, as me mashtrime e as me poshte komunizmi.

  5. Z. Basha është i emëruar nga Berisha në 2013 dhe është zgjedhur nga një proces jotransparent në 2017. Edhe sikur z. Berisha të jetë kryetari De Facto tani jemi në një moment tjetër, në 2021. PD nuk duhet të ngelë peng i një të shkuar sado e lavdishme të jetë ajo. Sali Berisha nuk është person i progresit, por i regresit. Për mua ka ardhur koha që edhe kryetari në hije të tërhiqet edhe kryetari de jure të hape rrugën që të zgjidhet një lider i ri.’- tha Bushati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *