• |
ide | kryesore

Meta për deklaratat e Ramës: Mos u merrni me shashka! Nga ky moment mund të lëvizin shumë mandate

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në një deklaratë për media në mbyllje të procesit të numërimit të votave, Presidenti Meta tha para gazetarëve se konferencën e fundit në Presidencë do ta mbajë më 24 korrik 2022, ndërsa shtoi se tani vëmendja duhet të jetë vetëm te mbi 83 mijë votat e pavlefshme.

Deklaratave tw Ramws se Metwn e dwnoi populli me votw, Presidenti u përgjigj: “Asnjë përgjigje për shashkat që duan të largojnë vëmendjen tuaj nga mbi 83 mijë vota të pavlefshme dhe që nga pamjet filmike duhet parë si janë bërë të pavlefshme, se nuk ka statistikë në botë që e justifikon këtë, kur e dini mirë që diferenca është shumë e ngushtë. Mund të lëvizin shumë mandate këtu. Ne duhet të mbajmë vëmendjen këtu. Po të ishte për këto histori, kishte ikur 100 herë Ilir Meta nga Presidenca, por më 24 korrik 2022 këtu do ta bëjmë konferencën e fundit. Mos u përqendroni as te dorëheqjen, as te tërheqjet, vetëm këtu, të respektohet çdo votë. Nga ky moment të kenë shumë kujdes, asnjë kuti të mos ndërrohet, asnjë përpjekje për të mbuluar krimet të mos bëhet”. 



3 Comments

  1. Qytetarët e Tiranës janë votuesit më të lirë që ekzistojnë në Shqipëri, janë kampioni më përfaqësues i popullsisë shqiptare dhe ata në shumicë votuan PS-në.

    Nuk ka dyshim që partia në pushtet ofron më shumë klientelizëm dhe tërheq më shumë elementët kriminalë sesa opozita, por ndonëse të rëndësishëm këta nuk janë faktorë përcaktues në garën elektorale. Mjafton të kujtojmë se në vitin 2005, PD përballej me një nivel shumë të lartë krimi dhe me një nivel shitblerje të votës edhe më të lartë se sot, e megjithatë i fitoi zgjedhjet.

    Ideja se po bëhet nami me shitblerjen e votës më shumë se rritjen e këtij fenomeni reflekton ndjeshmërinë më të lartë që ne si shoqëri kemi ndaj tij sot. Dje ky fenomen ishte aq i përhapur dhe i pranuar saqë dhënia e lekëve dhe ushqimeve bëhej haptas, në mes të ditës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *