• |
ide | kryesore

Meta pyetet nëse do të dekretojë qeverinë e re: Do të kërkoj të zbatohet Kodi Zgjedhor

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një deklaratë për mediat, kërkoi që të zbatohet Kodi Zgjedhor dhe të mos manipulohet asnjë votë.

Pyetjes së gazetarëve nëse do të dekretojë apo jo qeverinë e formuar nga zgjedhjet e 25 prillit, ku fituese rezultoi Partia Socialiste, presidenti u përgjigj se ka kohë deri sa të mbërrijmë në atë moment.

Ndërsa i pyetur për 4 mandatet e fituara nga LSI, ai tha se nuk ka çfarë të komentojë, pasi nuk ishte kandidat në këto zgjedhje.

“Mos u merrni me gjëra që kanë kohën e tyre. Unë kërkoj të zbatohet Kodi Zgjedhor deri në fund, deri në shterimin e ankesës së fundit, nga çdo individ edhe brenda partisë. Është e rëndësishme të respektohet votat e kandidatëve. Ilir Meta s’ka marrë pjesë në zgjedhje, ka qenë një qytetar dhe votues, ka pasur një votë. S’ka bërë thirrje për të votuar për asnjë kandidat.

Në të ardhmen do e shihni se sa vota merr Edi Rama. Jam i kënaqur që nga ajo trysni, dhunë, që iu ushtrua qytetarëve shqiptarë dhe skenave terrori që patë në Kavajë dhe ngjarjen tragjike të Elbasanit.

Është e rëndësishme që 25 prilli, vajti në aparencë, qetësisht dhe s’pati probleme serioze. 74% të qytetarëve kanë votuar, çdo votë duhet të numërohet dhe rinumërohet. Përpjekjet që të merremi me shashka dhe të vazhdojë historia me krimin zgjedhor janë të dëshpëruara”, tha Meta.



5 Comments

  1. Qytetarët e Tiranës janë votuesit më të lirë që ekzistojnë në Shqipëri, janë kampioni më përfaqësues i popullsisë shqiptare dhe ata në shumicë votuan PS-në.

    Nuk ka dyshim që partia në pushtet ofron më shumë klientelizëm dhe tërheq më shumë elementët kriminalë sesa opozita, por ndonëse të rëndësishëm këta nuk janë faktorë përcaktues në garën elektorale. Mjafton të kujtojmë se në vitin 2005, PD përballej me një nivel shumë të lartë krimi dhe me një nivel shitblerje të votës edhe më të lartë se sot, e megjithatë i fitoi zgjedhjet.

    Ideja se po bëhet nami me shitblerjen e votës më shumë se rritjen e këtij fenomeni reflekton ndjeshmërinë më të lartë që ne si shoqëri kemi ndaj tij sot. Dje ky fenomen ishte aq i përhapur dhe i pranuar saqë dhënia e lekëve dhe ushqimeve bëhej haptas, në mes të ditës.

    1. Tirana eshte vendi me me shume kriminel o budall, dhe eshte e thjeshte t’i blesh votat ne Tirane. S’ka fenomen, njerezit e dine qe ju eshte dhjedh vota

  2. Zgjedhjet ishin nje turp dhe maskarade , ishin nje masaker ndaj demokracise . Ti pranosh ato , eshte çmenduri nga ana juaj dhe automatikisht skllaveri per Shqiperine dhe Shqiptaret . Çmendurine tende ta fal , por skllaverimin tim JO . Pranimi i zgjedhjeve nga opozita apo çerifikimi i tyre nga presidenti eshte prelud i skllaverimit te Shqiptareve .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *