• |
ide | kryesore

Nuk luajti në Old Trafford, por Kumbulla ishte nën vëzhgimin e Manchester United

-Instant, F1, Sport



Marash Kumbulla nuk është riaftësuar ende nga dëmtimi i pësuar dhe në Old Trafford në mbrëmjen e shkatërrimit 6-2 kundër Manchester United në gjysëmfinalen e parë të Europa League ishte në pankinë. Kjo situata ka penguar drejtuesit e Djajve të Kuq të monitorojnë në fushë kualitetin e mbrojtësit shqiptar, por jo të studiojnë mundësinë për ta marrë në skuadër në dritaren e merkatos së verës. Sipas raporteve nga Daily Express në Angli, ndeshja mes United dhe Romës ka qenë mundësia për të folur edhe për transferimin e shqiptarit, që mbërriti verën e kaluar në dispozicion të Fonsecës.

Tabloidi anglez në fakt, saktëson lajmin për interesimin nga ana e Red Devils për Marash Kumbullën, duke parë se shqiptari nuk ka arritur, mes dëmtimeve, Covid 19 e vështirësive për tu përshtatur në kryeqytet, të jetë një titullar fiks i verdhekuqve. Smalling, Cristante e Ibanez kanë qenë shpesh një hap para mbrojtësit të kombëtares shqiptare në hierarkitë e teknikut portugez. Natyrisht, me Fonsecën të destinuar të largohet, në fund të sezonit, gjërat mund të ndryshojnë, por nëse interesimi i United bëhet një negociatë e vërtetë, atëherë edhe për Kumbullën bëhet e vështirë të refuzojë të luajë në Teatrin e Ëndërrave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *