• |
ide | kryesore

PD publikon bisedën telefonike Rama-Balluku: PS jep legalizime na këmbim të votës

-Instant, Lajme, Të fundit



Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u shpreh se “çdo ditë dalin në pah fakte, prova dhe dëshmi të veprimeve të Ramës/Doshit dhe bandave të tyre për të vjedhur zgjedhjet”.

“Provat që do të ekspozojmë sot faktojnë masakrën zgjedhore. Ato janë vënë në dispozicion të Prokurorisë prej datës 12 prill dhe ajo deri në këtë moment nuk ka vepruar. Kjo që shikoni në ekran është grupi i Whatsapp i hapur me urdhër të Belinda Ballukut dhe drejtuar nga këshilltarja e saj në kabinetin e ministrit, Laureta Omeri. Përmes këtij personi, Belinda Balluku ekzekuton skemën e blerjes së votave, duke legalizuar banesa në këmbim të votave. Kjo bisedë në Whatsapp fakton se për më shumë se 1 muaj administrata publike është vënë në funksion të blerjes së zgjedhjeve.  Provat tregojnë se si PS-ja jep leje legalizimi në këmbim të votës. Në këtë bisedë, ka detaje të ndërtesave dhe adresave përkatëse për të cilat shtabet elektorale të Partisë Socialiste urdhërojnë legalizimin e menjëhershëm para zgjedhjeve, në këmbim të votës. Aty dalin në pah hartat e banesave, emrat e punonjësve të administratës publike, vënë në shërbim të kësaj skeme kriminale të blerjes së votës, emrat e votuesve, por edhe shumë informacione të tjera”, tha Bardhi.

“PD ka bërë kallzim kundër ministres Balluku dhe stafit të saj për krime elektorale, shpërdorim detyre dhe grup të strukturuar kriminal që prej datës 12 prill 2021. Prokuroria nuk ka bërë asgjë as për ta ndalur, as për ta parandaluar dhe as për ta ndëshkuar këtë skemë të pastër kriminale të blerjes së votës në këmbim të legalizimit të banesës. Kjo është një provë flagrante që provon se si Edi Rama dhe Belinda Balluku janë në krye të operacionit kriminal të vjedhjes së zgjedhjeve, duke shkelur ligjin dhe duke përdorur burimet shtetërore për të deformuar vullnetin e qytetarëve dhe rezultatin e zgjedhjeve. Të gjithë shqiptarët janë të vetëdijshëm se se si kanë vepruar Rama-Doshi dhe bandat e pushtetit për të vjedhur dhe blerë rezultatet e zgjedhjeve të 25 prillit. Të tjera fakte dhe të dhëna do të publikohen në ditët në vijim”, shtoi Bardhi.

 

 



15 Comments

      1. Or moterqire 14.08 mos i shaj komunistet si bythqira se doktor saliu ,lideri yt shpirteror ka qene 22 vjet komunist.

  1. Doli ky BQ. Ne vend te njohin pergjegjesine e humbjes, kerkojne gjilperen ne kashte.
    Me kete sjellje tregojne dhe njehere qe nuk ishin gati per pushtet, dhe moren ate qe meritonin.

  2. Prova te pakundertueshme. jane te ditura, asgje e re, biles jo vetem kaq por shume here me shume se kaq.

    A do beje Balluku dhe te tjeret ne burg ?? Ta zeme se PO.

    Pyetja qe rri si cekan mbi cdo votues anti RAMA-DOSHI, eshte si do te materializohet ne mandate?

    Si do te merren mandatet e vjedhur? A eshte e mundur dhe cili eshte mekanizmi ? KQZ cfare mund te beje me denoncimet?

    A ka baze ligjore qe mund te kerkoje Rivotim , JO RINUMERIM por RIVOTIM?

    Mandatet kthehen vetem me vote ne qarqet ku ka vlere . Ne Fier dhe ne Kukes nuk ka vere te rivotohet, pasi rezultati sdo te ndryshoje. Ne Berat mund te kthehet nje mandat me rinumerim por rivotimi nuk ju sjell 2 mandate

    Mbase kerkoni te thoni qe zgjedhjet u vodhen, po jane vjedhur dhe beni shume mire qe i denonconi

    Kush po leviz nga denoncimet?? apo mos valle do beheni polici e shtetit apo prokurori ??

    Mandate jo vetem qe sdo kthehen por me kete shtet dhe drejtesi te RE por te kapur per bolesh nga Rama keto denoncime as nuk do hetohen e as nuk do denohet askush.

    Denoncimet ti coni deri ne fund pasi votuesit tuaj meritojne me shume sesa vetem denoncimet, meritojne fitoren . Fokusi tek fitorja , denoncimet duhet te jene pjese e ketij fokusi jo qellim ne vetvete,
    PD nuk eshte as polici as prokurori, taksapaguesit se bashku me 750 mije kurvat qe e votuan Ramen paguajne prokuroret dhe policet per kete pune (te cilen nuk e bejne), ndersa juve ju votojne per fitoren jo per te bere policine e per prokurorine

  3. Kjo eshte ‘blersja industriale’ e votave ? Legalizimi i 6 godinave ( qe ju takonte te legalizoheshin) ?
    6 godina bejne maximumi 100 vota.
    Kur lexova titullin kujtova se cfare do lexoja me tej.. por ne fund pashe qe ishte nje fllucke sapuni.

  4. Qytetarët e Tiranës janë votuesit më të lirë që ekzistojnë në Shqipëri, janë kampioni më përfaqësues i popullsisë shqiptare dhe ata në shumicë votuan PS-në.

    Nuk ka dyshim që partia në pushtet ofron më shumë klientelizëm dhe tërheq më shumë elementët kriminalë sesa opozita, por ndonëse të rëndësishëm këta nuk janë faktorë përcaktues në garën elektorale. Mjafton të kujtojmë se në vitin 2005, PD përballej me një nivel shumë të lartë krimi dhe me një nivel shitblerje të votës edhe më të lartë se sot, e megjithatë i fitoi zgjedhjet.

    Ideja se po bëhet nami me shitblerjen e votës më shumë se rritjen e këtij fenomeni reflekton ndjeshmërinë më të lartë që ne si shoqëri kemi ndaj tij sot. Dje ky fenomen ishte aq i përhapur dhe i pranuar saqë dhënia e lekëve dhe ushqimeve bëhej haptas, në mes të ditës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *