• |
ide | kryesore

Për herë të parë pas zgjedhjeve, Kuvendi mblidhet të martën. 12 dekrete të Metës në rend dite

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kuvendi do të zhvillojë seancën e parë pas fushatës dhe zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit me 4 maj. Në rend ditë janë futur për votime mes të tjerave 12 dekrete të Presidentit si dhe akte normative të qeverisë që lidhen me marrëveshje për vaksinën Pafizer, ruse dhe kineze. Ndërkohë që mazhoranca ka thënë se do të çojë përpara nismën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta për shkak të deklaratave të tij gjatë fushatës zgjedhore, që bien ndesh me Kushtetutën dhe cënojnë ndër të tjera raportet me SHBA-në. Megjithatë mbetet për t’u parë si do të rrjedhë kjo cështje. Kohë më parë PS u tërhoq nga tentativa për të shkarkuar Ilir Metën. Kundër këtij akti ishte dhe një opinion i Komisioni të Venecias.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *