• |
ide | kryesore

Policia italiane arreston të riun shqiptar me kokainë në vlerën e 150 mijë eurove

-Instant, Lajme, Të fundit



Një shtetas shqiptar u arrestua nga policia italiane, pasi u kap me 1 kilogram kokainë të pastër, që në treg kapte vlerën e 150 mijë eurove. Mediat italiane bëjnë të ditur se 23-vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u ndalua nga karabinierët në dalje të autostradës Chiari, në provincën e Brescias.

Në momentin e ndalimit, i riu shqiptar tentoi të fshihte lëndën narkotike në derën e makinës, ndërsa raportohet se kokaina ishte me një pastërti të lartë dhe nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 150 mijë eurove. Pas arrestimit, policia zhvilloi edhe kontrolle në banesën e shqiptarit, ku u sekuestruan doza të tjera kokaine dhe sende për paketim.

I riu shqiptar aktualisht është në burgun e Brescia-s.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *