• |
ide | kryesore

Provimi-fals i Suarez, zbulohen 4 videot e telekamerës së fshehur në dhomë nga hetuesit

-Instant, Sport, Video



Pas daljes së përmbajtjes së dëshmive të dhëna në Prokurorinë e Republikës në Peruxhia, si pjesë e hetimit mbi provimin fals të Luis Suarez, në Universitetin e gjuhëve të huaja në Umbria, për marrjen e shtetësisë italiane, është publikuar tashmë edhe video e provës së provimit të dhënë nga uruguajani në 17 shtator, bërë me një kamerë të fshehtë në dhomë nga hetuesit.

Janë në fakt 4 video: në të parën Suarez mbërrin para komisionit e i përgjigjet pyetjeve të para. Në sekuencën e dytë, Suarez përshkruan disa fotografi, në të tretën improvizon një dialog me ekzaminuesin, duke mbyllur provimin e tij, përpara se në videon e katërt, ti japë atyre mundësinë për autografe e selfie…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *