• |
ide | kryesore

Qindra automjete në radhë në pikën kufitare të Morinës

-Instant, Lajme, Të fundit



Fundjava ka sjell një fluks udhëtarësh në pikën kufitare të Morinës.

Temperaturat e larta dhe moti i mirë ka sjellë dyndjen e shqiptarëve të Kosovës në bregdetin shqiptar.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se deri më tani më shumë se 5600 qytetarë kanë kaluar në këtë pikë kufitare në drejtim të vendi tonë.

Ndër të tjera mësohet se përveç qytetarëve që kanë zgjedhur Shqipërinë për pushime, ka dhe shumë të tjerë të cilët vijnë për arsye punë.

Ndërkohë për të përballuar fluksin e lëvizjes policisë kufitare i është dashur që të punojë me sportele shtesë në mënyrë që të shmangë sa të mundë vonesat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *