• |
ide | kryesore

Reduktimi i dëmit të duhanit, ekspertët kërkojnë studime të mirëfillta

-Instant, Lajme, Të fundit



“Duhet të përpiqemi të prodhojmë shkencën më të mirë, dhe të përpiqemi ta komunikojmë atë në mënyrën më të thjeshtë”, ishte deklarata e Riccardo Polosa-s, profesor i mjekësisë së brendshme.

Konferenca e parë e GTNF Trust për reduktimin e dëmit të duhanit nxori në pah problematika të rëndësishme në lidhje me konceptin e reduktimit të dëmit të duhanit. Që nga studimet e keqorientuara tek artikujt e keqinterpretuar, shkencëtarë dhe ekspertë të shëndetit publik ranë dakord se është e rëndësishme të punohet me mendjehapësi nëse vërtet duam që të përmirësohet shëndeti publik.

“Faleminderit që mbështesni reduktimin e dëmit të duhanit.”, u shpreh Patricia Kovacevic, stratege globale e ligjorit dhe rregullatorit, moderatore e konferencës “Është detyra jonë të orientojmë përpjekiet për reduktimin e dëmit drejt fakteve shkencore.”

“Kërkimi mbi reduktimin e dëmit të duhanit është në nevojë urgjente për reformë.” U shpreh Riccardo Polosa, profesor i mjekësisë së brendshme në Universitetin e Catania-s dhe drejtor i Center of Excellence for the Acceleration of Harm Reduction (Qendra e Ekselencës për Përshpejtimin e Reduktimit të Dëmit).

Ai foli për aspekte të rëndësishme të kërkimeve, si përshembull fakti se shpesh, studimet janë siç i quajti ai “akute” dhe kësisoj, nuk kanë rezultate domethënëse. Polosa kritikoi faktin se studimet krahasojnë shëndetin e duhanpirësve që kalojnë në produkte alternative me shëndetin e atyre që nuk e kanë konsumuar ndonjëherë duhanin. Reduktimi i dëmit synon në vetvete, të reduktojë ekspozimin ndaj kimikateve të dëmshme të cigares. Ajo çfarë bëjnë cigaret elektronike apo pajisjet me ngrohje është të ofrojnë mundësi për të marrë nikotinën pa kontakt me kimikatet e tjera si katrani tek njerëzit që tanimë e pinë duhanin. Kështu, krahasimi që na duhet është ai mes një duhanpirësi gjatë kohës kur pi duhan dhe më pas, kur kalon në produkte me avull ose kur përdor pajisje me ngrohje, përmes të cilave dëmi mund të reduktohet ndjeshëm.

“Kur ke një produkt pa djegie, si produkte me ngrohje, nuk ke përse të jesh një gjeni për të kuptuar se mijëra kimikatet e çliruara nga djegia, nuk janë aty.”, u shpreh Poloso, “Studimet po tregojnë qartazi se produktet me ngrohje reduktojnë 80 deri në 90 përqind dëmin e cigareve me djegie.”

Polosa iu referua një studimi që tregon përmirësimin e dukshëm të parametrave të pacientëve me sëmundje mushkërish që kaluan tek IQOS përgjatë një periudhe 3-vjeçare.

“Studimi tregon përmirësim të dukshëm të parametrave fizikë dhe përmirësim të stilit të jetesës. Në të kundërt, nuk u vu re asnjë ndryshim tek pacientët që vazhduan të pinë duhan.”

Koncepti i reduktimit të dëmit është një çështje e rëndësishme për t’u trajtuar, kur 1 miliard njerëz në të gjithë botën vazhdojnë të jenë duhanpirës.

“Nëse nuk pi duhan, mos e fillo. Nëse e pi, lëre. Nëse nuk e lë dot, provo përsëri. Nëse prapë nuk e lë dot, ka një sërë produktesh të reja të nikotinës”, u shpreh Jasjit S. Ahluwalia, Shkencëtar i Shëndetit Publik, “28% e të ardhurave të Philip Morris International kanë ardhur nga alternativa me ngrohje IQOS. Kur i pashë këto të dhëna, nuk më besohej. Tregon një ndryshim shumë domethënës.”

Një prej qasjeve që besohet se mund të ndikojë pozitivisht tek reduktimi i dëmit, është mbështetja me legjislacion e alternativave pa tym.

Për të rriturit që zgjedhin të vazhdojnë, institucione të rëndësishme po mbajnë qëndrim pozitiv karshi alternativave që nuk çlirojnë tym, siç është përshembull alternativa me ngrohje IQOS. Vitin e kaluar, IQOS u autorizua nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) si një produkt me risk të modifikuar. Në rrugë pozitive duket në këtë aspekt edhe Parlamenti Britanik, i cili ka ftuar qeverinë të shfrytëzojë Brexit-in për të mirë duke sfiduar qëndrimin refuzues të OBSH-së ndaj cigareve elektronike.

Në nëntor 2021, OBSH do të mbajë Konferencën e Palëve (COP9) për Konventën Themelore për Kontrollin e Duhanit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *