• |
ide | kryesore

Salianji: PD bën zgjedhje për kryetarin në korrik, dorëheqjen e Bashës e kërkojnë ata që s’kanë bërë një ditë fushatë për partinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ervin Salianji i ftuar në “Radarti Informativ” në ABC, foli për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit dhe kërkesën e kritikëve për dorëheqjen e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.


Ndër aktorët politikë që kërkuan dorëheqjen e krydemokratit pas humbjes së zgjedhjeve, ishte edhe kreu i Këshillit Kombëtar i PD-së, Bujar Nishani.


Për Nishanin, humbja e këtyre zgjedhjeve ishte përgjegjësi e plotë e Lulzim Bashës, dhe se ky i fundit u shpreh ai, duhet të merre përgjegjësinë e dështimit të tij personal prej 8 vitesh.

Nga ana tjetër Ervin Salianji gjatë bisedës në studio më gazetaren Jonida Shehu, tha se në korrik Partia Demokratike ka zgjedhje për kryetarin e saj dhe të gjitha qëndrimet do t’i shprehë nëpërmjet votës.

Për Salianjin kërkesa për dorëheqje nuk mund të vijë nga persona të cilët nuk kanë bërë asnjë ditë fushatë për këtë forcë politike.

Pjesë nga biseda në studio:

-Shpallja e fitores nga PD pas mbylljes së procesit të numërimit?

Salianji: Ka retorikë politike, por ka edhe fakte. Ne mendonim dhe mendoj sërish që fushata e mirë dhe ekipi më i mirë i PD-së do të tejkalonte me numër votash edhe kërcënimet. Por masiviteti i përdorimit të të gjitha aseteve, të burimeve shtetërore ka pasur një ndikim të madh në zgjedhje, sa i ka tejkaluar të gjitha.

Edhe sot mendoj që votat e PD-së dhe qytetarët shqiptarë janë masivisht më shumë për ndryshim se sa kanë votuar për PS. Edhe sot besoj që jemi shumicë, por vjedhja deformimi i vullnetit të zgjedhjeve solli këtë gjendje.

Gjithashtu ai tha se Partia Demokratike është ende në procesin e marrjes së kamerave në kutitë e votimit për të vërtetuar dhe verifikuar vjedhjen masive.

“Faktet që do të gjenden nga kamerat apo fletët e pavlefshme janë të gjitha shkaqe që mund të bëjnë pavlefshmëri të zgjedhjeve dhe përsëritje në zona të caktuara”, tha Salianji.

-Do të shkoni në parlament?

Salianji: Ne jemi të mandatuar nga qytetarët për të qenë përfaqësues të tyre. Ne do të jemi siç kemi qenë. Ne do të shkojmë tek ata dhe do të marrim vendime në kohën e duhur. Nuk kemi një vendimmarrje do të shkojmë apo jo në Parlament.

Salianji gjithashtu shtoi se sistemi zgjedhor është katastrofik për të shprehur vullnetin qytetar, po ashtu u shpreh se administrata publike është përdorur në forma të ndryshme.

-Nëse elektorati do të kërkonte dorëheqjen e liderit, do ta pranonit?

Salianji: Në korrik PD ka zgjedhje për kryetarin e saj dhe të gjitha qëndrimet do t’i shprehë nëpërmjet votës. Ku është parë ndonjëherë të dalin njerëz që nuk kanë bërë një ditë fushatë të kërkojnë dorëheqjen.

-Ju mendoni që Basha duhet të drejtojë PD?

Salianji: Unë do të respektoj vendimin që do të marrë anëtarësia e PD. Demokratët do të shprehet kur të jetë data e vendosur.

-Ju do të kandidoni?

Salianji: Jo. Nuk kam këtë ambicie.

11 Comments

  1. O Ervin, rri rehat mbaj ate vend deputeti, merre ate rroge qe paguhet nga taksat tona per kater vite e mos u merr me me politike. Basha duhej te ishte larguar para kater vitesh. Sot pak rendesi ka sepse askush nuk do votoje per kryetarin e PD. Basha ka vetem dy rruge te mundshme, ose te njohe zgjedhjet, te dorezoje mandatin dhe t’ia mbathe ne Hollande, ose te mos njohe zgjedhjet, te krijoje nje grup drejtues te PD ku mendoj se duhet te jete edhe ai dhe ta radikalizoje situaten. Ta radikalizoje jo ne kuptimin e nje revolucioni te mirefillte, por te beje nje “revolucion” paqesor ku njerezit nuk largohen nga rruga dhe nuk e lene qeverine te punoje derisa te perseriten zgjedhjet. Keto jane te vetmet mundesi per Bashen, ne te kundert ne zgjedhjet e ardhshme PD me Bashen nuk do marre me shume se 10% te votave.

  2. Kush je ti more Ervin qe po mbron nje kryetar te mefshte qe flen gjume? Per nje doreheqje te Lulzim Bashes, qe nuk pati asnje merite por iu dhane mundesite me te medha be PD, ti dhe shoket e tu donk te shkaterroni fare PD?
    Kur u krijua PD, ti ishe ne bolet e tyteti, dhe nuk e din sa njerez, sidomos ata te persekutuarit, kane dhene kontrobutin e tyre. Dhe ne fund , Sala, personi per te cilin kam bere be, ia dha pushtetin dhe dhendrit te Xhafer Isufit, ish sekretar u byrose ne nje repart special, ia dha Lulkes.
    Lulka nuk eshte drejtues por nne kukul e Sales qe e perdor PD si pronen e vet. Salen nuk e do me Baza: prova sa vofa mori nga qutetaret.

  3. Mendoj se problemi i PD nuk zgjidhet duke share dhe duke u percare, por duke thene te vertetat ne sy dhe duke marre pergjegjesite. Salianji, ne fund te fundit, grumbulloi mjafueshem vota ne Korce dhe nuk mund te kritikohet per kete (Megjithese per votat personale ka shume aludime), por Salianji nuk duhet te mbroje te pambrojtshmen dhe as te justifikohet. PD i shterngoi rradhet keto zgjedhje dhe mori thuajse te gjithe votat e djathta dhe ketu mendoj se me shume ka luajtur rol edhe kryesia e PD e Basha. Aleatet qe moren 7 mandate, nuk dhane vota as per dy mandate se votat e tjera ishin te PD. Por lepuri fle diku tjeter. Eshte e padiskutueshme qe PD u perball me te gjithe makinerine shteterore dhe ky ishte nje minus i madh. Por nga ana tjeter, PD me ne krye Bashen nuk arriti te fitoje vota tek elektorati i quajtur gri. Shitja e votes, ben fajtore ata qe e blene, ata qe e shiten, por edhe Bashen qe nuk arriti te binde njerezit. Me gjithe ato kauza qe ka lene ne gjysem Basha, askush nga elektorati gri nuk mund ta besonte. Prandaj i qendroj fort komentit te ores 21:20.

  4. Numri dhe përqindja e votave të pavlefshme sipas qarqeve

    Berat, 5292 vota të pavlefshme, 6.5 %

    Dibër, 4686 vota të pavlefshme, 6.77 %

    Durrës, 7808 vota të pavlefshme, 4.8 %

    Elbasan, 9775 vota të pavlefshme, 5.8 %

    Fier, 9375 vota të pavlefshme, 5.1 %

    Gjirokastër, 2317 vota të pavlefshme, 4.8 %

    Korçë, 7375 vota të pavlefshme, 5.6 %

    Kukës, 2188 vota të pavlefshme, 5.3 %

    Lezhë, 4946 vota të pavlefshme, 6.4 %

    Shkodër, 6114 vota të pavlefshme, 5.3 %

    Tiranë, 18422 vota të pavlefshme, 3.8 %

    Vlorë, 4730 vota të pavlefshme, 4.4 %

    Mesatarja e votave të pavlefshme në të gjithë Shqipërinë është 5.3 %.Doli babalja i denuar me burg dhe behet deputet dhe vajza e djem rinj të votuar qendrojne ne shtepi,ky pushti qe ndau Griden nga burri dhe femija nuk sheh babain e tij

  5. Bo bo ca KUCKE

    Pasi e vendosi Basha ne Liste te Sigurte, I ben nder duke e mbrojtur.

    Basha duhet TE MOS JETE KRYETAR ME, se mori ne qafe Shqiperine.

    E la pa opozite.

  6. Ore ju flisni kundër i njihni rregullat e demokracisë.Bashën e ka zgjedh vota dhe ajo e heq.Ato zhvillohen rregullisht në kohën e përcaktuar nga statuti.Gjatë kësaj kohe i bëhet një vlersim votimeve e duke reflektuar.I humbi Basha api i vodhi Rama me narkoshtetin e krimin e organizuar.

  7. Propagnda dhe Narrativa ka bere qe njerzit ta kalojne te gjithe vemendjen te Basha. Nderkohe ne krahun tjeter kemi Liderat kryesore Rama, Doshi, Veliaj ose Narkomani, Trafikanti, Pederasti. Prandaj ju o popull fu(KARA) qe vazhdoni ta hani sapunin per djath duhet te kuptoni nje gje si me Lulin si pa Lulin si ne gjume si zgjuar te rri Lulushi si ne Hollande si ne Shqiperi kjo treshe kriminale te njejten gje do bente. Mos harroni te hani grosh dhe te shikoni telenovela.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu