• |
ide | kryesore

Shpartallimi në Manchester, ‘game over’ Fonseca: gjashtë ndeshje para lamtumirës

-Instant, Sport



Game over! Nëse më parë kishte ndonjë dyshim, shembja në Mançester përfundimisht sanksionoi thyerjen e mardhënieve mes Romës dhe Paulo Fonsecas në fund të sezonit. Akoma edhe gjashtë ndeshje të tjera, kthimi me United dhe pesë në kampionat në përpjekje për të arritur në vendin e shtatë për tu kualifikuar në Europa League League, dhe më pas rrugët e kryeqytetasve dhe trajnerit portugez do të ndahen. Dy sezone në të cilat raporti me ambjentin verdhekuq nuk lulëzoi kurrë dhe tani Friedkin kanë vendosur të vendosin gjithçka në Maurizio Sarrin.

Aventura me portugezin është në fund të saj pas dy vitesh me pak ngritje e shumë ulje. Një trajner që kurrë nuk hyri vërtet në zemrat e tifozëve, por që megjithatë mori një kënaqësi të madhe duke arritur gjysmëfinalen e Ligës së Evropës pas vendit të pestë të vitit të kaluar në kampionat. Tani erdhi finishi, me Fonseca të gatshëm për t’i thënë po në Crystal Palace e për të filluar një aventurë të re në Angli. Në vend të tij, gjithçka duket e vendosur për ardhjen e Maurizio Sarri pasi kontakti me Max Allegri është ndërprerë papritur. Ish-tekniku i Napolit dhe Juves pas një viti pushim është gati të rinisë nga kryeqyteti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *