• |
ide | kryesore

Shpopullimi i vendit/ Meta: Zbrazja e Shqipërisë rrezikon të kthehet në fatkeqësi kombëtare

-Instant, Lajme, Të fundit

Presidenti i Republikës Ilir Meta këtë të premte ka reaguar në lidhje me raportin e Institutit për Studime Ekonomike Ndërkombëtare të Vjenës, ku theksohet se nga viti 2010 deri në vitin 2019 janë larguar nga Shqipëria rreth 500 mijë qytetarë.  Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Meta thekson se ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë është drama më të madhe që i ka ndodhur vendit dekadën e fundit. Sipas presidentit sfida është reflektimi dhe zgjidhja urgjente e një fenomeni të tillë.


Kreu i shtetit thekson se me këto ritme Shqipëria rrezikon të kthehet në një fatkeqësi kombëtare.


 “Sipas Institutit për Studime Ekonomike Ndërkombëtare të Vjenës, nga viti 2010 deri në vitin 2019 janë larguar nga Shqipëria rreth 500 mijë qytetarë, disa herë më shumë në krahasim me Serbinë, Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën. Me këto ritme dramatike zbrazja e Shqipërisë rrezikon të kthehet në një fatkeqësi kombëtare.”, shkruan Meta.

6 Comments

  1. Ky fenomen eshte krejtesish i studiuar e i programuar nge eksperte. me fitoren e zgjedhjeve nga

    Rama ky program do te realizohet dhe shqiptaret do te zevendesohen me punetor emigrante nga

    vendet e Azise e Afrikes. MBeshtetja qe po i japin Rames nga nderkombetaret duke e ditur plotesisht

    se votat jane blere dhe manipuluar tregon qarte se ka nje plan nderkombetar qe nepermjert Rames

    ta zhbeje Shqiperine. Ndoshta jane penduar qe e kene formuar shetin shqiptar ne 1912, duke pare

    qe ne nuk kemi aftesine te ndertojme shtet dhe te vetqeverisemi pa mbikqyrje nderkombetare.

  2. s’do ketë qeveri kooalicioni PS-PD.

    “1- Harrojeni që të ndodh krijimi i një qeverie koalicioni PD-PS për dy arsye:

    – PS ka 77 vota dhe s’ka nevoj për asnjë parti në qeverisjen 4 vjeçare.

    – Basha nuk shkëputet kurrë nga Berisha dhe Meta, sepse përfundon si Azemi ose Olldashi.

  3. Me 847 vota Vangjel Dule bëhet deputet, Kryemadhi s’merr dot as 2500 vota/ Ori Nebija me 6 mijë dhe Spahiu me mbi 3400 s’do jenë në Kuvend,kush merret me mua ja kam qire mamin,ju vazhdoni hani mut o byrektore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu