• |
ide | kryesore

“U përpoqa të bëja anglezin”: Pogba tregon përse shkaktoi penalltinë

-Instant, Sport

I kujdesshëm pavarësisht goleadës në Old Trafford, ndërkohë është Paul Pogba që nuk i beson Romës në gjysëmfinalen e kthimit të Europa League. “Rezultati është pozitiv por nuk ka mbaruar ende – shpjegoi ylli i United për BT Sports -. Ne duhet të jemi të përqendruar dhe të luajmë një ndeshje të mirë edhe në takimin e dytë, me të njëjtin mentalitet”. “Në pjesën e parë kemi pësuar dy gola nga dy gabime tonat – shpjegoi francezi -. Në interval i thamë vetes për t’i bërë gjërat siç duhet dhe për t’i bërë ato thjesht”. “Trajneri bisedoi me ne. Ne ishim shumë të motivuar për të shënuar sa më shumë gola – shtoi ai -. Penalltia? Unë nuk duhej të hyja brenda. Nuk di si ta bëj, por u përpoqa të bëja anglezin – tha francezi duke qeshur -. Unë duhet të stërvitem më shumë të mesoj të ndërhyj pa ngritur krahët”.


“Ne e dimë që kemi lojtarë të shkëlqyer, të cilët dinë të ndryshojnë pozicionet e tyre në fushë. Çdokush prej tyre është në gjendje të krijojë raste. Unë jam i kënaqur. Nuk e humbëm mendjen, vetëm pesë deri në dhjetë minuta në pjesën e parë nuk ishin në lartësinë e duhur, por gjithmonë qëndruam kompakt. Në pjesën e dytë kompensuam gabimet e bëra në të parën”. Kështu është shprehur trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, në fund të 6-2 përballë Romës në gjysëmfinalen e vajtjes të Europa League.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu