• |
ide | kryesore

Videot stok të fushatës/ Rama tregon në 3D sa i bukur do jetë aeroporti i Vlorës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Fushata për 25 prillin ka mbaruar dhe votat janë numëruar, por në ERTV vazhdon intensivisht puna për montimin e spoteve publicitare për projektet e mandatit të tretë. Një i tillë u shfaq sot në mëngjes në profilin e kryeministrit Rama në Facebook, ku tregohet në 3D se sa i bukur do të jetë aeroporti i Vlorës që do të sjellë edhe udhëtarë nga New York. Për të bindur më shumë se do të sjellë udhëtarë direkt nga Amerika, montazhierët e ERTV kanë vendosur në video edhe një tabelë ku shkruhet New York, mbi të cilën fluturon një avion.

Pjesa tjetër është një kolazh pamjesh nga Vlora të përshkruara me një zë të ndjerë nga kryeministri Rama dhe ministrja e infrastrukturës Balluku, zërat e të cilëve do t’i kishte zili çdo redaksi lajmesh.

Nuk përjashtohet mundësia që video të jetë montuar edhe gjatë ditëve të fushatës, por duke qenë se hapësira televizive ka qenë e kufizuar, materiali mund të ketë mbetur stok në rrjetin e ERTV dhe drejtuesit kanë menduar ta transmetojnë tani që zgjedhjet kanë mbaruar. Ndiqeni më poshtë:



4 Comments

  1. s’do ketë qeveri kooalicioni PS-PD.

    “1- Harrojeni që të ndodh krijimi i një qeverie koalicioni PD-PS për dy arsye:

    – PS ka 77 vota dhe s’ka nevoj për asnjë parti në qeverisjen 4 vjeçare.

    – Basha nuk shkëputet kurrë nga Berisha dhe Meta, sepse përfundon si Azemi ose Olldashi.

    1. Basha ështe nen një prjesjone të jashte zakonshem të Berishes.. Por une kame një pytje për Ramen?? Po Rinasin a do ta bën transanlati siq Ka premtu a po veq të Vlores???

  2. Me 847 vota Vangjel Dule bëhet deputet, Kryemadhi s’merr dot as 2500 vota/ Ori Nebija me 6 mijë dhe Spahiu me mbi 3400 s’do jenë në Kuvend

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *