• |
ide | kryesore

Zbulohet skandali/ Qeveria shpërndau 40 milionë euro në fshehtësi para zgjedhjeve

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Në datën 22 prill në telefonin e qytetares B.M nga Durrësi mbërriti një mesazh nga banka. Mesazhi shkruante: “Llogaria juaj u kreditua me 1 mijë dollarë”. Dërguesi i parave ishte buxheti i shtetit, më saktë program i granteve të rindërtimit nga tërmeti. Të nesërmen qytetarja u paraqit në bankë për të tërhequr çekun e dërguar nga qeveria, ndërsa pas dy ditësh shkoi të votojë.

Ky i qytetares B.M. nuk ishte një rast i izoluar, por një fenomen në shkallë të gjerë. I njëjti mesazh u ka mbërritur mijëra familjeve durrsake, dy deri në tre ditë para zgjedhjeve. MCN ka mundur të sigurojë dokumentet ekskluzive si dhe të gjurmojë qindra transferta bankare nga qeveria në llogaritë e familjeve. Këto që shihni në ekran janë vetëm disa prej transfertave nga buxheti në llogaritë e familjeve nga datat 19 deri në 23 prill.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Nuk fitoi PS-ja, na grabiti shteti

Paratë kesh të derdhura nga buxheti në llogari të familjeve të Durrësit në javën e fundit para zgjedhjeve ishin finalizimi i një operacioni të mirëkoordinuar me arkitektë Bashkinë e Durësit. Në datën 4 shkurt, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Durrësit Emirjana Sako dhe këshilli bashkiak i këtij qyteti miratuan me urgjencë listën e parë me 806 familje, të cilat do të përfitonin mbi 2 milionë euro transferta kesh nga qeveria si kompesim për dëmet e tërmetit. Në 14 prill, Bashkia miratoi dhe një tjetër listë akoma më të madhe me 1351 familje të tjera, të cilave në ditët e fundit para zgjedhjeve iu derdhën 4 milionë euro kesh në llogaritë e tyre.

Madje jo vetëm kaq, por përmes disa vendimeve të javëve të fundit, Bashkia e Durrësit ka ndryshuar kategorinë e dëmtimit për qindra familje durrsake, duke i ngjitur nga DS1 në DS2 apo nga DS2 në DS3, ç’ka rrit automatikisht dhe vlerën e parave që ato përfitojnë nga qeveria.

Por megjithëse Durrësi ishte epiqendra e transfertave cash të rindërtimit, ky ishte nje operacion në shkallë kombëtare, që përfshinte disa qarqe të vendit dhe që kordinohej nga qeveria në tiranë. Përmes më shumë se 20 vendimeve të miratuara në periudhën nga 3 shkurti deri në 14 prill, Këshilli i Ministrave, i hapi rrugën ligjore vetes të derdhë miliona euro në prag të zgjedhjeve në llogaritë bankare të familjeve që ishin prekur nga tërmeti i ndodhur një vit e gjysmë më parë.

Këto dokumenta konfidenciale të siguruar nga MCN, tregojnë se përmes programit të granteve të rindërtimit, në muajt mars dhe prill qeveria transferoi plot 40 milionë euro kesh në llogaritë e mijëra familjeve në Durrës, Shijak, Kamzë, Vorë, Rrogozhinë, Kavajë, Mirditë, Lezhë dhe në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti.

Fenomeni ka qenë aq masiv sa që mund të jetë operacioni më i madh i ndikimit të votës në shkallë të gjerë i regjistruar ndonjëherë në Shqipëri. Jo me para informale, por drejtpërdrejtë me paratë e buxhetit të shtetit, pra me paratë e taksave të qytetarëve. Gjithçka në rrugë ligjore dhe gjithçka nën hundën e opozitës. Kjo e fundit madje, shëtiste nëpër Shqipëri autokolonat e militantëve. Por ndërsa opozita jetonte me ëndrrën e saj euforike për të fituar zgjedhjet, qeveria ishte duke realizuar në heshtje operacionin më të madh të ndikimit të votës, rezultati i të cilit u pa në 25 prill. /Marrë nga MCN TV



31 Comments

  1. na cat karin, kte pune do keni per nja 6 muaj tani gam gam per dite jo i vodhi, jo i bleu. Cdo gje me justifiku humbjen e Bashes

      1. Po ca skandal zeza, po pune e madhe se priten 1 vit e gjysem nga termeti, qeveria ndoqi strategjine qe te pritej dhe e u siguruan te binte dhe ky termeti i Dibres ne Vlore qe te siguroheshin mos ti jepnin paret kot dhe ja likujduan 1 dit para.

        Votuesit plotesuan te gjitha procedurat, dhane kartat e identitet dhe u kualifikuan per ne liste, e ku qendron problemi ketu?

      2. O lapsi…. Pse beni tymnaja kot.
        Perfituesi i kesaj pagese jam dhe un. Por mua mu be pagesa ne nentor. Komshiut tim ne janar. Varej se kur plotesoje dokumentacionin. Mbase shteti mund te ket len nje pjes te ketyre lekve afer zgjedhjeve. Po kjo nuk ka pike rendesie, se ne e dinim shume mire qe ato lek na takonin dhe do i mernim. Se ku eshte manipulimi ketu??

        1. Perse te takonin? kemi per detyre te te paguajme shtepine e dhjere me taksat tona? Mua nuk me rregullon kush makinen sepse mu demtua, sikurse nuk me rregullon shtepine kur me pikon..Nuk ju takon ASGJE! Beni sigurim e mos na cani trapin langaraq!

    1. Ca te keqe ka ketu qe njerezit kane marre leket per termetin?Edhe basha leke u premtoi,dhe leke do u jepte po te fitonte.Pse po te ishte pd ne qeverisje sdo bente te njeten gje?Mire qe moren leket njerezit, e te rregullojne shtepite.Kur nuk I kishin marre akoma leket, thoshit se nuk I ka demshperblyer, tani qe I kane marre thoni pse ua dha tani.Dmth hip se te vrava, zbrit se te vrava.Pranoni humbjen dhe mjaft me justifikime qesharake.

  2. Numri dhe përqindja e votave të pavlefshme sipas qarqeve

    Berat, 5292 vota të pavlefshme, 6.5 %

    Dibër, 4686 vota të pavlefshme, 6.77 %

    Durrës, 7808 vota të pavlefshme, 4.8 %

    Elbasan, 9775 vota të pavlefshme, 5.8 %

    Fier, 9375 vota të pavlefshme, 5.1 %

    Gjirokastër, 2317 vota të pavlefshme, 4.8 %

    Korçë, 7375 vota të pavlefshme, 5.6 %

    Kukës, 2188 vota të pavlefshme, 5.3 %

    Lezhë, 4946 vota të pavlefshme, 6.4 %

    Shkodër, 6114 vota të pavlefshme, 5.3 %

    Tiranë, 18422 vota të pavlefshme, 3.8 %

    Vlorë, 4730 vota të pavlefshme, 4.4 %

    Mesatarja e votave të pavlefshme në të gjithë Shqipërinë është 5.3 %.Gabimi qenka qe i ka bere ne muajt e fundit,per ju dhe nuk eshte gabim qe parate qe duhet ti mernin keta qetetare me pare,keto para i takonin ketyre qe i eshte prishur shtepia dhe qeveria me vonese por ja dha me ne fund,e fundit pse jene kaq të sigurt qe vota ka shkuar per ps dhe jo per pd,lezha dhe mirdita ka fituar pd,zonat e tjera kane dale afer me njeri tjetren partite,vazhdoni avazin ju të lapsit

  3. Nuk e di pse e titulloni skandal, shperndarja e parave ketu eshte gjeja me normale qe behet ne Shqiperi nga dy aktoret kryesore; bandat dhe qeveria.
    Ketu problemi eshte se qeveria ka tentuar te konkuroje bandat ne shperndarjen e parave – kjo eshte e reja ne shkrimin e mesiperm.

    1. Perse e qelb muhabetin ? apo te leverdis ?
      Qeveria shperndau leket qe ishin percaktuar qe me buxhetin e bere ne Nentorin e vitit te kaluar per rindertimin. Qe nga Shkurti i i ketij viti , cdo muaj , familjet qe do riparoinin shtpite vete ( shkalle e ulet e demtimit) kane marre kestet mujore per rindertim . Shiko tabelen me lart ku jepet qarte qe pagesa ka dhe ne Mars , dhe pagesat do vazhdojne deri sa te jepen 4 keste ( rreth 4.5 miljn lek) .
      Ti thua qe meqe jane zgjedhjet , te mos jepeshin keto leke tek atyre qe ju ishte premtuar qe para nje viti ? Muajin tjeter keto familje prap do marrin nje kest . Cfare do thoni muajin tjeter ? Qe po i shperblen prap meqe fitoi zgjedhjte ? Mos nacani karin me keto lloj komentesh debile.
      Lapsi dhe ti po mundoheni te krijoni lajm , konfzjon nga hici.
      Kjo eshte thjesht nje shashke per debilet . Nje preteks per te fshehur perfaqesimin shume te dobet te PD.

  4. Po n’Shkoder mor aman…..!?Asnji lek…!!!???
    Heu bre, k’tu ka tradhti burra!!!!
    Hahahahah…..RIDHJER-VJEDHJA.
    Edvin-Edi -Paulin shkerdhrama na ka pre’ n’bese.
    Pergatituni per M O S B I N D J E POPULLORE.

    1. Qeveria ndoqi porosine e Lul Bashes.
      Kjellohu lapsi. A nuk ishte Luli ai qe kritikoi qeverine dhe i propozoi qe ne vend te rindertimit te shtepive, tu jepte leket ne dore banoreve. Pasi keshtu sipas Bashes shmangej korrupsioni ne tenderat e kompanive ndertuese.
      Kthjellohuni dhe e gjeni kete kritike te Bashes edhe ne dhjetor, edhe ne janar, edhe ne shkurt…
      Sjane shkaqe, por sebepe, turpin e paci per vete.

  5. Tani kuptohet qarte falenderimi per patronazhistet. Duhej nje skandal qe ishte bere publik, per te mos u marre njerezit me skandalin e fshehur. Per ata qe thone se shperndarja e lekeve ishte normale, ka nje detaj krejt “te parendesishem”, VKM-te jane firmosur nga Brace. Ka edhe dicka tjeter, keto VKM a jane botuar ne fletoren zyrtate? Dhe ne fund, pse keto leke u dhane pak dite para zgjedhjeve? Mos harroni se MF zyrtarisht ka pranuar se borxhi publik eshte rritue me mbi 370 milione euro vetem tremujorin e pare.

  6. Raporti i KE: Shqipëria e dyta në rajon që e kaloi më lehtë krizën pandemike në 2020,shpellkare lab e laluc vazhdo me mos bindje ti dhe shpellkaret e tjere të byrektores,por lulzime salih BBasha i mbushen valixhet me miliona euro,ti qendron ha mut e fara luledielli gjithe diten

    1. Dole prap mor qenef i pa emer i 13:42?
      Me qe ty pelqejne byreket,shko te Ramshkerdhata te t’a mbushe VERREN me ato.Ne nga Veriu nuk na pelqen shume brumerat.Ti kuptohet qe je nga Jugu,ik shkerdhehu me Edvin-Edi-Paulin shkerdhaten.
      A e ke pa’ harten elektorale mor gjiriz???
      Ajo asht lidhja e vertete e Shqiptareve me Skenderbeun n’Lezhe me 2 Mars 1444.
      Keshtu ishin edhe Jugoret n’ate kohe.Besoj se e ke lexu’ historine e Kombit shqiptar mor PLASTELINE.
      COPE MUTI !!!

      1. Mbulle gojen dhe shiko kush eshte harta elektorale. Ndarja jug-veri eshte ajo qe te kane servirur ty si trap qe je

  7. A ka deputet të PD-së që kanë paguar për kandidimin? Ka zëra që flasin. Ku ka zë nuk është pa gjë. Aty nuk shkon më asnjë demokrat pasi z. Basha i ka zëvendësuar njerëzit e PD-së me klientët e gruas dhe kunatit. Unë nuk marr telefonata nga drejtoresha e biznesit të kunatit dhe unë prandaj jam larguar nga Lulzim Basha… Lulzim Basha i ka shitur zgjedhjet e 25 Qershorit. Politika është mision, nuk mjafton një dëshirë apo një urdhër e një familjari për të bërë një njeri deputet. Kjo nuk është lista e PD-së por e familjes Basha-Isufi. Një listë që nuk ka asnjë kriter politik nuk mund të funksionojë”

  8. O lapsi mire beni qe i publikoni po ky popull kete feste( kapele) kerkonte dhe Rama ustai mbasi i mori permasat ja pregatiti kapelen. Ai eshte me i zgjuari per poshtersi nga te gjithe ndaj ne cdo kalkulim te tije eshte nje hap para. Ai beri pak poshtersi ne te gjitha anet qe mundi. Perpara kishte bashen, itelektual i edukuar ne perendim, parimor i sjellshem, qe me keto cilesi nuk mundi te parashikonte poshtersite e nje intrganti moterqir i pacipe legen buthqir dhe pisanjoz thonjpaprere. Ska faj basha qe s’eshte i tille. Oooo Rama gjithe gjinine femerore te fisit ku ta kesh, gjithe kurvat qe ke mbledhur rreth e rreth tu qifshin o bastard i felliqur.

  9. Ata që mbushnin radhët dhe xhironin goma makinash, ata kanë ikur kushedi se ku, as telefonat nuk i hapin më. Të tjerët që i thonë vetes ‘truri i PD’ po shuajnë njëri tjetrin. Kritikët e kryetarit të PD kanë ardhur te porta e selisë që ka qenë shtëpia e Oficerëve (Pse vallë i thonë ‘Shtëpi e Lirisë’, hajde gjeje!) dhe kërkojnë të dalë kryetari. ‘Demo ti e Demo unë/ Dil Lulu se kam pak punë!’. Luli nuk del, por lëshon kasnecët që të sulmojnë ata te porta. Partitë staliniste, gjithmonë, i grijnë nga brenda ‘trockistët’ që kërkojnë dorëheqjen e kryetarit. Do t’i grijnë dhe do të vetë-grihen edhe këta! Në Partinë Demokratike, njëra palë ka ngrënë palën tjetër, komunistët kanë ngrënë komunistët, sigurimsit kanë shqyer sigurimsit, demokratët kanë rrahur demokratët. Ka ardhur edhe Stresi me të atin, dhe kanë nisur t’i rrahin këta që luftojnë te porta e ‘folesë’. PD e Berishës e ka në ADN rrahjen dhe dhunën. Në tokën shqiptare nuk kanë lënë njeri të gjallë nga ata që i kanë ‘bezdisur’ në folenë e pushtetit, por deri në Bruksel kanë rrahur ‘zogjtë e mëdhenj kundërshtarë’. Në një nga hotelet luksoze të Evropës, Izeti rrahu ministrin e Jashtëm Sereqi, ndërsa në një hotel tjetër Saliu i Stresit rrahu ministrin Milo. Brukseli nuk do të bëhej kurrë fole e shqiptarëve derisa këta rrahës të mos izolohen.O byroiste ka thena rama qe lulzimja eshte cuni i mire,por vetem ka o rroteKari funksional

  10. E dëgjova Ramën të mburej tek Fevziu, që për këtë i dhuroi në emër të Samdrit një shishe verë Kallmet, se PS d.m.th,.unë, jam makinë grumbullimi i votave.
    Nuk ka ndodhur në historinë e zgjedhjeve të ndonjë shteti që i thotë vetes demokratik, që kryeministri të mburret se është i zoti të vjedhë vota.
    Por përsëri, nuk e quaj këtë të keqen më të madhe të Shqipërisë se një ditë do i vijë exheli këtij delenxhiu..
    Duke parë disa komente të disa hajdutëve fundërina që e mburin Ramën këtu, ngaqë duket se kanë marë një dorë të mirë parashë para zgjedhjeve, buxhetit të shtetit shqiptar do ti duhet të planifikojë para jo për porte e aeroporte, por për burgje të mëdha për ti edukuar këta zuzarë që të kuptojnë se shteti nuk mbahet me vjedhje e drogë.

  11. Keto artikuj jan thjesh mburoje per te mbuluar mutin me shurre thot populli. parat e rindertimit kan filluar shpendarjen qe ne janar dhe kush beri marveshje i ka mare me perpara. Dhe duhet theksuar qe qeveria ka dhen me pak se cdunet te marin. kjo eshte skandal te shkruajn qe kan mare me pak se cu takoj .

  12. Njerzit moren leket qe i ishin premtuar e per te cilat kishin aplikuar shume muaj me pare.Jo te gjithe i kane marre leket para zgjedhjeve, ka edhe shume te tjere qe i kane marre qe ne dhjetor.
    Vetem se para kane marre jo vetem te demtuarit por edhe te tjere qe nuk kane pasur deme.

  13. Në Kodin zgjedhor të miratuar, u saktësua se i ndalohet partisë në pushtet të përdorë në fushatë elektorale punonjësit e administratës shtetërore.
    Jo më kryetarët e bashkive e i gjithë personeli i fryrë qëlllimisht i tyre, por për fushatën zgjedhore e braktisën detyrën e tyre edhe ministrat,
    Kodi zgjedhor ka përcaktuar edhe buxhetin e shpenzimeve për fushatën zgjedhore për të gjitha partitë.
    A kanë të krahasuar shpenzimet për fushatë të ripjelljes së krimit , jo më me partitë e reja të vogla, por edhe me Partinë demokratike ?
    Tablloja e fushatës ishtë shumë e kjartë.
    Në qendrën e çdo qyteti shkonte kryeministri , ku disa qindra punonjës bashkishë edhe lëvizës nga qytetet e tjera, vinin me autobuze e mbushnin hapsirën e shesheve me karrige në formë rrethore, për tu dukur më shumë, e këta dukshëm të sikletosur rinin e dëgjonin broçkullat e Ramës që veç sulmonte opozitën.
    Disa duartrokitje të zbehta e asnjë farë entuziazmi.
    Krejtë ndryshe u pa fushata e liderit të opozitës, z. Basha.
    Të gjithë qytetarët që mblidheshin , nuk vinin të detyruar nga bashkitë por me vullnetin e tyre, prandaj edhe atmosfera e kësaj fushate ishte ku e ku shumë më entuziaste se ajo e PS.
    I vetmi “shpenzim” për PD në ato takime me popullin, ishte karburanti i harxhuar për automjetin e Bashës që shfrytëzohej edhe si podium.
    Ndërkaq , sa para janë harxhuar për të sjellë në takimet e Ramës nga bashkitë e qyteteve , duke përfshirë këtu edhe punën për të mbledhur qindra karrige e për ti vendosue e çvendosur nga sheshet ?
    Veçanërisht skandaloz mu duk takimi i Ramës me të rijtë e Durrësit në Velierë.
    Të rijtë shqiptarë, veçanërisht elita e tyre studentët, ishin trajtuar si qënie të skllavëruara e dukeshin si pinguinë pranë bregut të detit.
    Megjithate, këto shpenzime përbëjnë një përqindje shumë të vogël , krahasuar me shkeljet e tjera të Kodit zgjedhor.
    Kodi zgjedhor e ndalon partinë në pushtet, që disa muaj para zgjedhjeve e në fushatën elektorale, të shpërndajë benefice selektive apo të bëjë inagurime fillimesh projektesh.
    Pikërisht këtu është bërë shkelja më e madhe.
    Mjafton të përmendim faktin se vetëm në muajin prill, u shpërndanë “legalisht” nga bankat, rreth 40 milion dollarë, si kompensim për dëmet e tërmetit që kishte ndodhur para dy vitesh.
    Po kjo histori ndodhi edhe me “legalizimet” e famëshme të Lames e Ballukut, veçse ky legalizim, doli se ishte një mashtrim zgjedhor.
    Për të shkuar mandej tek blerja e votës me para të ndyra krimi, mjafton të përmendim që një parti gjoja “social demokrate” e blerë nga një biznesmen i fuqishëm , të cilit SHBA i ka ndaluar hyrjen në ate vend, na doli me tre deputetë që nuk i njeh askush.
    Përdorimin e bandave kriminale për sigurimin me dhunë të votave, e pati bërë qeveria Rama edhe më parë në Dibër e Durrës.
    Por kësaj here , rolin e Gjushit në Durrës, e luajti shumë më agresiv T.Balla në Elbasan.
    Nëse drejtësia shqiptare do të funksiononte, kam bindjen se po për ato motive e më shumë që SHBA i ka ndaluar V.Dakos që të hyjë në kufijtë e saj, do të ndëshkohej edhe T.Balla.
    Të mos harojm se “sekretari i përgjithshëm” i PS, t. Balla, veç lidhjes me bandat kriminale të Elbasanit, është i njohur publikisht edhe si mik i deputetit të dyshimtë Rraja, apo mik familjar edhe i një ish kapobande të trafikut të drogës.

    1. Vetem Ed Trafikanti. Leku leter… As termi inflacion i Gjergj Buxhukut, s’e shpjegon dot!

  14. E kanë më të lehtë të tradhëtojnë gruan që kanë 30 vjet të martuar sesa partinë që kanë 30 vjet duke e votuar.
    Tradhëtinë e partisë e pranojnë dhe thonë: “Gaboj Luli. Ishte natë dhe errësirë kur u puth me Ramën”.
    Nuk bëj shaka aspak me ç’ka them.
    Ju ofroj statistika: Numri i divorceve të çifteve në Shqipëri është më i madh se numri i “ndryshimit” votës ndaj PD-PS.
    Këtyre para se ju vdes gjyshi në shtëpi nuk ju lentestament për pronat, sepse zakonisht i lën niprit me konflikt nëpër gjyktata.
    Gjyshrit në Shqipëri shpesh ju len nipave: “amanet votën dhe partinë”.
    Shqiptarët ende nuk e kuptojnë që vota për partinë, është një kontrat 4 vjeçare.
    Pas 4 vjetësh të lind e drejta për një “grua të re”

  15. C’qeveri mo lapsi?!! Ka institicione ktu?!!! Ktu eshte vetem nje sh. p. k (se as e majte s’eshte) qe qeveris de fakto por jo de juro…

  16. që ky është një manipulim si të gjithë inaugurimet e shtëpive të reja,pritjet e vaksinave nga K/Muti e kështu me radhë!?asqë vihet në dyshim!!
    por të thuash”Në datën 22 prill në telefonin e qytetares B.M nga Durrësi mbërriti një mesazh nga banka. Mesazhi shkruante: “Llogaria juaj u kreditua me 1 mijë dollarë”. ” dhe ke qënë i detyruar të votosh kandidatin e PS!?
    më duket pak si budallallëk!!
    nëse mi dërgon mua shteti,për një arsye të njohur!?
    nuk jam i detyruar të votoj atë që nuk dua!!
    mund ti marr paratë e dëmshpërblimit,ndihmës për tërmetin e të votoj të jëmën e zeqos,ose jozefina topallin!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *