• |
ide | kryesore

I kanë dhënë një ilac që nuk rekomandohet për zemrën: raporti mjekësor fundos mjekët e Maradonës

-Instant, Sport



“Sjellje joadekuate, e pamatur dhe e mangët”. Është ky një nga konkluzionet e komisionit ndërdisiplinor të thirrur nga Prokurori i Përgjithshëm i San Isidro për të hedhur dritë mbi vdekjen e Diego Armando Maradona, që ndodhi më 25 nëntor 2020, në moshën 60 vjeç, për shkak të një arresti kardiak në një shtëpi në lagjen San Andrés, në Tigre. “Maradona – shkruan dokumenti i botuar në shtypin argjentinas – “do të kishte një shans më të mirë për të mbijetuar nëse do të ishte shtruar në një qendër shëndetësore polivalente”.

Prokuroria ka ngritur një komision ndërdisiplinor për të kuptuar nëse do të kishte qenë e mundur të shmangej vdekja e yllit të futbollit botëror. Punimet, që filluan në 8 mars, prodhuan një dokument me 70 faqe, i përbërë nga 13 pika, dërguar Prokurorit të Përgjithshëm të San Isidro, John Broyad. Hetimi u koordinua nga prokurorët Patricio Ferrari, Cosme Iribarren dhe Laura Capra. Janë shtatë persona pozicioni i të cilëve është komplikuar pas vdekjes së Pibe de oro. Në krye të dosjes janë emrat e neurokirurgut Leopoldo Luque dhe psikiatres Agustina Cosachov, mjekëve që mjekuan ish-futbollistin. Pesë punonjësit e tjerë shëndetësorë të akuzuar janë psikologu Carlos Daniel “Charly” Díaz, infermieret Dahiana Gisela Madrid dhe Ricardo Omar Almiron, mjeku që koordinoi shtrimin në shtëpi për Sëiss Medical, Nancy Forlini dhe infermieri që kishte një rol koordinatori, Mariano Perroni.

Dokumenti shpjegon se si Maradona “ishte një pacient kompleks me patologji të shumëfishta dhe që nuk ishte në përdorim të plotë të aftësive të tij mendore në kohën e daljessë fundit nga spitali”. Sipas ekspertëve, “shenjat e rrezikshme për jetën të shfaqura nga pacienti u injoruan ndërsa Maradonës nuk i ishin garantuar kontrolle dhe ndihmë korrekte nga pikëpamja mjekësore, infermierore dhe terapeutike me kalimin e kohës dhe formës”. Maradona iu dha gjithashtu “një ilaç që nuk është sugjeruar për pacientët me sëmundje të zemrës. Nuk mund të përjashtohet – shpjegon dokumentin – që ilaçi kishte një ndikim në rezultatin fatal”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *