• |
ide | kryesore

Jennifer Lopez shihet në shoqërinë e ish-bashkëshortit

-Instant, Paparazzi, Slider



Pak ditë pas ndajes nga Alex Rodriguez, Jennifer Lopez është parë në shoqërinë e ish-it të saj, aktorit Ben Affleck. Sipas burimeve ekskluzive për Page Six, ish-çifti ka kaluar kohë së bashku në Los Angeles ditët e fundit.

Affleck është parë shumë herë duke shkuar në shtëpinë e J.Lo në Kaliforni përgjatë ditës. Ai u pa në një makinë të bardhë Escalade SUV që dyshohet se i përket Lopez dhe më pas u pa pranë rezidencëns së saj.

Lopez dhe Affleck nuk janë fotografuar së bashku, por një burim tha për Page Six:

“Sigurimi e mori atë në një vendndodhje aty pranë dhe e ktheu pasi kaloi disa orë në shtëpinë e saj.”

Jennifer Lopez fotografuar në Escalade e saj të bardhë më 29 prill
Affleck thuhet se ka vizituar Lopez tri herë që kur ajo u kthye në Los Angeles nga xhirimi i filmit të ri, “Shotgun Wedding”, në Republikën Dominikane.

Por burime pranë tyre thonë se ata janë thjesht miq dhe kanë mbetur të tillë gjatë viteve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *