• |
ide | kryesore

Juve-Milan, pa kampionët e tyre: 10 lojtarë mund të humbasin sfidën-Champions

-Instant, Sport



Fillimisht duhen kapërcyer pengesat e radhës, përkatësisht Udinese dhe Benevento, por mendimet janë tashmë të gjitha në super-sfidën Juventus-Milan që do të vendosë fatet evropiane të dy skuadrave. Janë 10 lojtarë që rrezikojnë të humbasin ‘playoff-in’ e Ligës së Kampionëve më 9 maj, por lufta është aq e ashpër sa Pirlo dhe Pioli nuk mund ti lejojnë vetes shumë llogaritje. Në shtëpinë e Juventus, një karton i verdhë do të detyronte Ronaldon, Bonuccin, De Ligt dhe McKennie të ndaleshin, ndërsa te Djalli janë Calhanoglu, Hernandez, Rebic, Saelemaekers, Castillejo dhe Dalot që rrezikojnë të shikojnë ndeshjen e madhe para TV.

Juve dhe Milani udhëtojnë krah për krah në kuotën e 66 pikëve, njësoj si Napoli dhe dy më pak se Atalanta e vendit të dytë. Por ndërsa dy të fundit janë në rritje dhe mund të mbështeten gjithashtu në një kalendar më dashamirës, dy emrat e mëdhenj të futbollin italian po luftojnë fort dhe duhet gjithashtu të ruhen pas shpine nga Lazio. Tri pikët kundër Udineses dhe Benevento bëhen kështu të detyrueshme para sfidës së madhe në Allianz Stadium: kush humbet është praktikisht jashtë luftës në Ligën e Kampionëve dhe duhet të kënaqet me Ligën e Evropës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *