• |
ide | kryesore

Krujë/ 61-vjeçari plagoset me armë zjarri, policia në kërkim të autorit

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 61-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Krujë e për pasojë ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, duke përfituar ndihmën mjekësore.

Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit për kapjen e autorit.

“Më datë 01.05.2021, rreth orës 18:50, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi A. D., 61 vjeç, banues në Krujë, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit për kapjen e autorit.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokuorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *