• |
ide | kryesore

Me to shënoi golin që mposhti Pele, atletet e Messit kapin shifrën e çmendur në ankand

-Instant, Sport



Shtëpia e mirënjohur e ankandeve Christie’s ka shitur këpucët e sportit të sulmuesit të Barcelonës Lionel Messi, ato me të cilat shënoi golin me numër 644 në karrierën e tij në Barcelonë, që theu rekordin e realizimeve për një ekip të vetëm, të mbajtur më parë nga braziliani Pele.

Goli rekord i Messit u shënua gjatë ndeshjes kundër Valladolid më 22 dhjetor 2020. Nëse kanë shërbyer për një gol rekord, natyrisht që do të meritonin edhe një cmim rekord. Këpucët e sportit të argjentinasit janë shitur në fakt në ankand për 125,000 stërlina dhe të ardhurat nga shitja do të shkojnë për spitalin universitar Vall d’Hebron në Barcelona.



1 Comment

  1. Ta dinte Mesi,se si eshte gjendja,ne spitalet tona,me siguri ,qe nje pjese te parave ,prej shitjes se kepuceve te tija,do ja dhuronte sqiptareve….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *