• |
ide | kryesore

Meta: Numërimi dhe rinumërimi i çdo vote është vendimtare

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta, ka publikuar statistikat krahasuese të votave të pavlefshme që kanë dalë në zgjedhjet e 2013, 2017 dhe të këtij viti. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, kreu i shtetit thotë se ndryshe nga dy vitet e mëparshme, përqindja e fletëve të pavlefshme ka qenë më e lartë.

Nisur nga kjo Meta, shprehet se duhet të numërohet çdo vote e pavlefshme, pasi sipas tij kjo është vendimtaer për të rritur besimin e qytetarëve.

“Në zgjedhjet e vitit 2013 vetëm 1.39 përqind e votave ishin të pavlefshme. Në vitin 2017 vetëm 1.98 përqind e votave u shpallën të pavlefshme. Aktualisht, sipas rezultateve paraprake të KQZ, kemi 5 përqind fletë votimi të pavlefshme. Ndaj numërimi dhe rinumërimi i çdo vote të pavlefshme është vendimtar për të rritur besimin e qytetarëve, të cilët mbajtën radhë të gjata për të shprehur vullnetin e tyre më 25 prill. Me qetësi dhe transparencë është tepër e rëndësishme, që ky proces, të vazhdojë deri në fund. Krijimi i fokuseve të tjera, përtej kësaj çështjeje madhore për besimin te zgjedhjet dhe demokracia, është vetem vijim i teatrit të radhës kundër Sovranit dhe vullnetit të Tij. Deri tani janë rreth 50 mijë vota të pavlefshme më shumë se në vitin 2017 dhe rreth 60 mijë vota të pavlefshme më shumë se në vitin 2013, ndërkohë që 8 vite më parë votuan rreth 80 mijë qytetarë më shumë se sa në zgjedhjet e 25 prillit. Në demokraci qytetarët marrin pjesë në zgjedhje për t’i dhënë vlerë vullnetit të tyre dhe jo për ta bërë atë të pavlerë Të rikthejmë besimin te vlera dhe barazia e votës sa më parë, me transparencë maksimale sipas Kodit Zgjedhor. Bashkëngjitur statistikat krahasuese të vitit 2013, vitit 2017 dhe 25 prillit 202.”

Këtë vit nga zgjedhjet e 25 prillit, 83 mijë vota kanë dalë të pavlefshme.



8 Comments

  1. TANI ESHTE KOHA PER LUFTE DHE BERRTITJE DHE JO TE ÇIRRESHE NJE JAVE PARA ZGJEDHJEVE.
    TANI ESHTE KOHA TI MBASH PREMTIMET , UDHEHIQE VENDIN DREJT ÇLIRIMIT.
    OPOZITA E VERTETE FILLON TANI . NUK KEMI ÇTE HUMBASIM,VETEM PRANGAT KEMI .

  2. Ata që mbushnin radhët dhe xhironin goma makinash, ata kanë ikur kushedi se ku, as telefonat nuk i hapin më. Të tjerët që i thonë vetes ‘truri i PD’ po shuajnë njëri tjetrin. Kritikët e kryetarit të PD kanë ardhur te porta e selisë që ka qenë shtëpia e Oficerëve (Pse vallë i thonë ‘Shtëpi e Lirisë’, hajde gjeje!) dhe kërkojnë të dalë kryetari. ‘Demo ti e Demo unë/ Dil Lulu se kam pak punë!’. Luli nuk del, por lëshon kasnecët që të sulmojnë ata te porta. Partitë staliniste, gjithmonë, i grijnë nga brenda ‘trockistët’ që kërkojnë dorëheqjen e kryetarit. Do t’i grijnë dhe do të vetë-grihen edhe këta! Në Partinë Demokratike, njëra palë ka ngrënë palën tjetër, komunistët kanë ngrënë komunistët, sigurimsit kanë shqyer sigurimsit, demokratët kanë rrahur demokratët. Ka ardhur edhe Stresi me të atin, dhe kanë nisur t’i rrahin këta që luftojnë te porta e ‘folesë’. PD e Berishës e ka në ADN rrahjen dhe dhunën. Në tokën shqiptare nuk kanë lënë njeri të gjallë nga ata që i kanë ‘bezdisur’ në folenë e pushtetit, por deri në Bruksel kanë rrahur ‘zogjtë e mëdhenj kundërshtarë’. Në një nga hotelet luksoze të Evropës, Izeti rrahu ministrin e Jashtëm Sereqi, ndërsa në një hotel tjetër Saliu i Stresit rrahu ministrin Milo. Brukseli nuk do të bëhej kurrë fole e shqiptarëve derisa këta rrahës të mos izolohen.Pse nuk flet Emiljano Aleksi i metes sot qe meta eshte budallallepsur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *