• |
ide | kryesore

Tetë lojtarët e Monzas në Kazinonë e Luganos: “Fatkeqësisht, secili prej nesh nënvlerësoi implikimet”

-Instant, Sport



Me një shënim zyrtar që u shfaq në faqen zyrtare në internet të klubit, tetë lojtarët e Monzas (Anastasio, Armellino, Barillà, Bellusci, Bettella, Boateng, Donati dhe Gytkjaer) të cilët ditët e fundit kishin shkuar në një Kazino në Lugano, në Zvicër, e që për këtë arsye do të humbasin ndeshjen kundër Salernitanas, kanë kërkuar falje publike.

“Së pari ne duam të kërkojmë falje për atë që ka ndodhur në këto orë – lexohet aty – Na vjen jashtëzakonisht keq që nuk jemi në gjendje të jemi pjesë e ndeshjes, por jemi të bindur që shokët tanë të skuadrës do të japin më të mirën e tyre siç është bërë gjithmonë nga çdo anëtar i Monzas. Ishte një kalamanllëk i vogël dhe shpresa jonë është që të merret si e tillë. Ne sinqerisht nuk besonim se po bënim ndonjë gjë që mund të dëmtonte tifozët, klubin, stafin trajnues dhe shokët tanë të skuadrës. Fatkeqësisht , secili prej nesh i nënvlerësoi implikimet, përndryshe me siguri do të kishim marrë në konsideratë një mënyrë tjetër për të kaluar disa orë të kohës së lirë të pasdites. Do të luftojmë së bashku siç kemi bërë gjithmonë! “.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *