• |
ide | kryesore

Superiore, Teuta rrezikon kreun në Shkodër, Partizani shpreson ta marrë në kryeqytet

-Instant, F1, Sport



Një sprint final drejt titullit në plot kuptimin e fjalës. Faza e katërt e kampionatit ka ndryshuar rregullisht skuadrën në krye të klasifikimit dhe nuk përjashtohet aspak që kjo të ndodhë edhe në javën e 31 të Superiores. Pikërisht kështu, sepse në Loro Borici Vllaznia do të presë Teutën që u rikthye në vendin e parë vetëm, katër ditë pasi e humbi. Tani shkodranët, dy pikë larg, duan të kthejnë reston me një fitore që do ti jepte kryesimin, për më tepër që humbja do ti jepte një goditje të rëndë shpresave për titull, në kohën kur duhet ruajtur kontakti edhe me Partizanin, që është një pikë mbi shkodranët e një pas durrsakëve e ka një ndeshje në shtëpi me Apoloninë për të luajtur. Do të mund të quhej e lehtë, nëse sdo të ishte shembulli i Kastriotit në mesjavë, ndaj dhe Daja e di mirë se kërkohet Partizani më i mirë për të fituar e për të parë se cdo të prodhojë përplasja e Shkodrës.

Laci duhet të nxitojë për të reduktuar sa më shumë të mundet diferencën me kreun e pas barazimit me të kuqtë do të presë Kukësin me synim tre pikët. Vetëm se bardhezinjtë do të gjejnë përballë një kundërshtar që ka pësuar tetë gola në tre ndeshjet e fundit dhe në këtë këndvështrim do të kërkojë kthesën. Betejat e të hënës do të paraprihen në fakt nga sfidat e mbijetesës me Kastrioti-Skënderbeu që do të vendosë shumë për javët e mbetura. Fitorja e krutanëve do të ishte praktikisht një lloj konfirmimi për qendrimin, ndërsa nëse imponohen korcarët do të afroheshin vetëm dy pikë pas skuadrës së Ndreut e mund të kalonin Bylis, nëse ballshiotët munden në shtëpi nga Tirana. Një ndeshje shumë e rëndësishme për të besuarit e Dovedan, që përballen me një skuadër në super formë që ka likuiduar pothuaj të gjithë kryesuesit dhe është në garë me kohën për të arritur europën në fillim e më pas titullin…

SUPERIORE, JAVA E 31
02/05/21
Bylis        16 : 00 Tirana
Kastrioti 16 : 00 Skënderbeu
03/05/21
Laçi         15 : 00 Kukësi
Vllaznia  18 : 00 Teuta
Partizani 18 : 00 Apolonia



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *