• |
ide | kryesore

“Urrej të humbas edhe me vajzën time 3 vjeç”: Bruno Fernandes tregon çfarë i bëjnë gruaja dhe i ati

-Instant, Sport



6-2 me të cilin Manchester United asgjësoi Romën pati protagonist absolut Bruno Fernandes, autor i dy golave e dy asist. Portugezi mund t’i ketë kushtuar shumë United, por padyshim që po i dëmshpërblen 80 milionë eurot e shpenzuara një më një. Ish-mesfushori i Novaras, Udineses dhe Sampdorias është në fakt shënuesi më i mirë (26) dhe asistuesi më i mirë sezonal (16) i ekipit Solskjaer dhe rezultoi pothuajse gjithmonë i pakapshëm për mbrojtësit e Paulo Fonsecas. Edhe pse dikush nuk merret fare me arritjet e tij, por vetëm me gabimet.

Po, sepse të jesh futbollist ndërkombëtar nuk do të thotë shumë nëse, nga ana tjetër, në shtëpinë tënde të ngacmojnë edhe për gabimin më të vogël. Bruno Fernandes e shpjegoi qartë motivin e vazhdimësisë së jashtëzakonshme të: “Urrej të humbas, ndaj gjithçkaje. Edhe me letra. Disa ditë më parë po luaja me vajzën time të vogël. E nganjëherë mendoj se duhet ta lë të fitojë. Nuk e bëra dot. Ajo është vetëm tre vjec dhe gruaja ime nxehet shumë. Edhe në Portugali, kur familja bashkohet në Krishtlindje, nuk duroj të humbas në bingo”. Një mentalitet që për një futbollist është një dhuratë nga perëndia dhe që buron nga mënyra sesi të gjithë në shtëpi janë shumë kritikë ndaj tij.

“Unë mendoj se është më e fortë se unë, por që vjen nga një familje në të cilën të gjithë, gjithmonë, kanë gjykuar ndeshjet e mia duke i vënë në sitë. Vetëm nëna ime, çfarëdo që të ndodhë, më thotë se unë kam qenë i mirë. Gruaja ime është shumë e ashpër. Numëron pasimet që gaboj dhe topat që humbas, ndërsa babai im pas Neëcastle më dërgoi një mesazh duke më uruar për golin, por duke më ftuar të bëja kujdes me penalltitë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *