• |
ide | kryesore

Video/ Përplaset me 160 km/h, motori i shkatërruar: Marquez rrezikon jetën, por është gati për në Jerez

-Instant, Sport, Video



Nuk është momenti më i mirë për Marc Marquez që pasi humbi mbrojtjen e titullit kampion sezonin e kaluar pa luftuar fare për shkak të frakturës që e la jashtë për gjithë sezonin, spanjolli ka rrezikuar të ketë të njëjtën fat edhe në Botërorin aktual, madje të përfundojë edhe më keq akoma. Piloti i Honda në MotoGP, ka pësuar ditën e sotme një aksident të frikshëm, duke dalë nga pista në kthesë me një shpejtësi 160 km/orë. Përplasja e dhunshme në provat e lira 3 ka shkatërruar plotësisht motorin e spanjollit, duke i trembur të gjithë për më të keqen.

Megjithatë 28-vjeçari nuk ka patur probleme, edhe pse është dërguar me shpejtësi në spitalin e Jerez: “Jam mirë, mirë. U frikësova”. Pas ekzaminimeve mjekësore të kryera, mësohet se spanjolli, ka pësuar vetëm disa shembje në pjesën e qafës dhe shpinës, por mjekët i kanë dhënë të drejtën të marrë garojë në Cmimin e Madh të Jerez.

https://youtu.be/tWyQFjCr2t4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *