• |
ide | kryesore

Karabinierëve u pëlqen makina e shqiptarit, brenda gjejnë kokainë me vlerë 300 mijë euro

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Të intriguar nga ajo makinë sportive luksoze, karabinierët italianë e ndaluan atë kur ajo hyri në daljen e autostradës Sarzana. Qëndrimi nervoz i shoferit bëri që karabinierët të dyshojnë dhe për këtë shkak nisën kontrollin e makinës, një Audi A4 Rs. Shoferi është një i ri shqiptar me banim në Como, i cili nuk ishte në gjendje të justifikonte praninë e tij në Liguria. Kështu që makina u shoqërua për të ushtruar kontrolle të mëtejshme.

Aty u zbulua se makina ishte e modifikuar. Në dysheme ishte krijuar një hapësirë e fshehtë ku u gjet 1 kg kokainë e pastër që mund të kushtonte deri në 300 mijë euro. I riu u arrestua për posedim dhe transport droge. Droga dhe makina u bllokua.

I riu i arrestuar konsiderohet nga karabinierët një ndërlidhës në trafikun e drogës. Hetuesit besojnë se ngarkesa, e ardhur nga disa furnitorë në Italinë Veriore, ishte destinuar për tregtarët lokalë të kokainës që operonin në tregun La Spezia, në Val di Magra dhe ndoshta në Versilia dhe në provincën e Massa Carrara. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Budallenj hesapi ne vend qe te ishte me nai fiat cop cope del e ja ben muuu hajde me kontrolloni se dali nai gjo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *