• |
ide | kryesore

Koreja e Veriut akuzon Biden për politikë armiqësore mbi programin bërthamor

-Instant, Lajme, Planet



Koreja e Veriut ka sulmuar administratën e Biden ndërsa po përgatitet të zbulojë strategjinë e saj për t’u marrë me Pyongyang dhe programin bërthamor. Ministria e jashtme tha se komentet e fundit nga Uashingtoni treguan se presidenti Joe Biden ishte i vendosur të mbante një “politikë armiqësore”. Javën e kaluar Biden e quajti programin bërthamor të Koresë së Veriut një “kërcënim serioz” për sigurinë globale.

Shtëpia e Bardhë thotë se ai planifikon të marrë një qasje të “kalibruar” në Korenë e Veriut. Zëdhënësja Jen Psaki tha të premten se një rishikim i politikës amerikane kishte përfunduar dhe tregoi që Biden kishte mësuar nga përvoja e katër administratave të mëparshme të cilat kanë provuar dhe dështuan, për ta detyruar Korenë e Veriut të braktiste programin e saj të armëve bërthamore.

“Politika jonë nuk do të përqendrohet në arritjen e një ujdie të madhe, dhe as nuk do të mbështetet në durimin strategjik”, tha ajo, duke deklaruar se SHBA do të ndiqte një “qasje praktike të kalibruar që është e hapur dhe do të eksplorojë diplomacinë” me Korenë e Veriut, ndërsa bën “progres praktik” në rritjen e sigurisë për SHBA dhe aleatët e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *