• |
ide | kryesore

Malaj: Inati që Rama ka me Vlorën dhe shqiptarët që do e nxjerrë mandatin e tretë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ish-deputeti socialist Arben Malaj ka bërë një shkrim të gjatë në rrjetet sociale ku analizon deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Vlorë ku duke iu referuar kryebashkiakut Dritan Leli e cilësoi si “të vdekurit e bashkisë”.


Malaj thotë se shgënjimin ndaj vlonjatëve për 25 prillin, Rama po ia nxjerr Lelit, i cili ka kohë që pengohet të jetë edhe kryetari “de facto” i bashkisë Vlorë, të cilat modeli rilindas i ka bërë “dalje” nga çdo projekt zhvillimi.


“Kjo gjuhë denigruese ndaj vlonjatëve tregon edhe hipokrizinë e ‘gjuhës përulëse’ dhe ftesave ‘pa asnjë vijë të kuqe’ ndaj opozitës, ndoshta thjeshtë për të përfituar kohë dhe jo për të ndarë pushtet për të bërë shtet ligjorë dhe për të mos vet-penguar çeljen e negociatave me BE-në. Prandaj analistë vendas dhe të huaj i ‘tremben’ shumë keq përdorimit të mandatit të tretë thjeshtë për të nxjerrë inatet e vogla personale” – shkruan Malaj.

Nga Arben Malaj

Ky reagim është një detyrim mirënjohës ndaj vlonjatëve, por edhe ndaj prindërve dhe vëllait të ndjerë të Lelit! Gjuha denigruese e Ramës ndoshta vjen së pari nga mos nënshtrimi i Lelit për të dhënë dorëheqjen si kryetar i bashkisë, por vjen sidomos nga pjesëmarrja e vogël e vlonjatëve në votime, në krahasim me çdo qark tjetër.

Në këto projekte bashkitë anashkalohen dhe nuk kanë asnjë fuqi reale për të: (1) bërë studime fisibiliteti; (2) përzgjedhur kompanitë fituese; (3) ndjekur punimet dhe (4) për ti marr ato në dorëzim.

Bashkitë kudo në Shqipëri kanë shumë pak apo aspak fuqi reale për ta përshpejtuar apo vonuar një projekt.

Çdo gjë vendoset nga lartë, sipas sistemit të përzgjedhur me kujdes për të anashkaluar bashkitë, jo vetëm aty ku opozita ka bashkitë, por kudo ku ka tendera dhe para publike.

Shikoni kompanitë zbatuese të këtyre projekteve në Vlorë dhe kuptohet lehtë pushteti absolut nga lartë në çdo fazë të investimeve publike dhe në çdo bashki të vendit.

Për gjuhën denigruese dhe përçmuese të tij ndaj Bashkisë së Vlorës, edhe populli i Lumit të Vlorës thotë se: ‘Po i bie dritares që të dëgjoj dera’.

Zhgënjimin ndaj vlonjatëve për 25 Prillin ja nxjerr Lelit, i cili ka kohë që pengohet të jetë edhe kryetari ‘de facto’ i bashkisë Vlorë, të cilat modeli rilindas i ka bërë ‘dalje’ nga çdo projekt zhvillimi.

Kjo gjuhë denigruese ndaj vlonjatëve tregon edhe hipokrizinë e ‘gjuhës përulëse’ dhe ftesave ‘pa asnjë vijë të kuqe’ ndaj opozitës, ndoshta thjeshtë për të përfituar kohë dhe jo për të ndarë pushtet për të bërë shtet ligjorë dhe për të mos vet-penguar çeljen e negociatave me BE-në .

Prandaj analistë vendas dhe të huaj i ‘tremben’ shumë keq përdorimit të mandatit të tretë thjeshtë për të nxjerrë inatet e vogla personale.

Është hera e dytë që sillet hakmarrës ndaj kryetarëve të Bashkisë së Vlorës.

Ai duhet të kuptoi se populli shqiptarë e ka të qartë se zhvillimi me rritje punësimi dhe rritje e të ardhurave, nuk vjen thjeshtë nga Investimet në infrastrukturë dhe aq me pak kur kufizohen dhe dëmtohen të drejtat njerëzore dhe liritë ekonomike e politike.
Njerëzit varfërohen apo pasurohen nga modeli qeverisës dhe impakti konkret i modelit të lidërve në jetën dhe hallet e tyre të përditshme.
Të njëjtin mesazh i dhanë Berishës në 2013 për projektet e mëdha të rrugëve, populli i Kukësit dhe Elbasanit.
Të njëjtin mesazh të drejtpërdrejtë i dha Ramës populli i Vlorës, Kukësit Dibrës, Malësisë së Madhe dhe Tropojës.
Vlora ka 12 deputetë që pavarësisht partive politike me shumë se besnikëria ndaj PS apo PD, duhet ti bashkoj detyrimi moral, përgjegjësia përfaqësuese dhe besnikëria ndaj vlonjatëve, duke reaguar kundër këtij mentaliteti dhe gjuhe denigruese dhe përçmuese ndaj bashkisë së Vlorës.
Aq i madh qenka ky zhgënjim ndaj vlonjatëve sa edhe gjatë ditës së pashkëve kryedeputeti i tyre përdor gjuhë denigruese dhe përçmuese.
Mirënjohje popullit krenar dhe fisnik të qarkut të Vlorës!

11 Comments

  1. Ke te drejte Beni, me borxhe ishim kete 10 vjeçar dhe me borxhe ngelem akoma ne qytetaret qe smerremi me droge e korrupsion siç do na donte Rama

  2. Dmth si hitleri qe e kishin rrafur cifutet kur ishte i vogel dhe pastaj u hakmorr, pak a shume kete po perpiqet te bej rama me popullin vlonjat dhe ate shqiptar.

  3. Malaj thot te verteten

    Qe ka njerz e votoin psikopatin dihet o i pa emer i ores 21 01 Malaj eshte petagog jo grogaxhi si rama

  4. Ku e dinë këta të shkretët se presidenti ynë ka lexuar vetëm një libër dhe nuk ka punuar asnjë ditë dhe i ka rënë “bingo” në politikë, ashtu siç i ra Saliut, Mediut, Lulit, Monikës, Ndokës, Flamurit, Gjek- makut e Mak- makut e rosakëve të tjerë të politikës, falë “demokracisë” që u zbuloi “aftësitë” e tyre kusarëve dhe mediokre!

    Kjo është drama e një populli të vuajtur e të nëpërkëmbur në shekuj, që ëndërroi pas viteve 90 “Shqipërinë si Europa” … por për hir të lakmisë e babëzisë së këtyre kusarëve, që nga leckamanë u bënë brenda një kohe relativisht të shkurtër “bosa të Ballkanit”, e ndoshta më gjerë… që nuk dinë kuptimin e fjalëve “nder”, “fisnikëri” e “humanizëm” e që nuk ndjejnë dhimbje njerëzore dhe dashuri për atmëmëdheun …

    Atë ëndërr që këta kusarë ua kthyen shqiptarëve, për 30 vjet rresht në një makth përjetimi të një “tragjedie shekspiriane” shqiptare, të inspiruar nga i “pandëshkuari i madh”, “përbindëshi” që u ngriu buzëqeshjen , u piu gjakun e tani po u thith edhe palcën e kurrizit shqiptarëve me thirrjet e tij nekrofilike

    1. I pa emer dhe bythqir rilindas vemje komuniste intrigant dhe lepires pushteti gjithmone lepiresit shesin kombin gruan motren femijen . Ky eshte vesi I servileve

  5. Rama nuk do shqiptaret??!!!! Po ai pleh nuk do as vehten e vet e as pjellen e vet e jo me te tjeret. Ca flisni mor aman.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu