• |
ide | kryesore

Përfshihet nga zjarri apartamenti në katin e 6-të të pallatit në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kati i gjashtë i një pallati është “pushtuar” nga flakët në rrugën e Dibrës në Tiranë. Nga njoftimi i policisë bëhet e ditur se nga zjarri ka vetëm dëme materiale, ndërkohë që zjarrëfikësit kanë shkuar në vendngjarje për të neutralizuar situatën. Në vendgjarje gjithashtu ka shkuar edhe grupi hetimor për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.


Njoftimi i plotë:


Informacion paraprak. Me datë 02.05.2021, në rrugën e Dibrës ka rënë zjarr në katin e 6 të një pallati ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme për banorët. Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.Vijon puna nga Grupi Hetimor për përcaktimin e rënies të zjarrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu