• |
ide | kryesore

VIDEO/ Momenti kur Kadri Veseli mbërrin në Mitrovicë i rrethuar nga policë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli është liruar për disa ditë nga Gjykata e Hagës dhe ndodhet në Mitrovicë. Ai është liruar përkohësisht për të vizituar babanë e tij i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Veseli po ruhet nga forca Policore dhe të Eulex. Mediat e Kosovës kanë publikuar pamje që tregojnë momentin kur Veseli ecën i shoqëruar nga forca të shumta sigurie. Edhe zëdhënësja e e Dhomave të Specializuara, Angela Griep e ka konfirmuar këtë vizitë të Veselit.

Ajo i tha Express se gjithçka është bërë në kuadër të humanitetit, por Veseli do të kthehet sërish në paraburgim. Para dy ditësh Gjykata Speciale ka refuzuar kërkesën e tij për lirim të parakoshëm. Ai akuzohet nga gjykata e Hagës për krime lufte si ish-lider i UÇK-së dhe ndodhet në paraburgim, që nga nëntori i vitit të shkuar.



1 Comment

  1. Ky filmi titullohet kur drejtesine dhe ligjet dhe menyren e jeteses ti vendos i huaji .Kjo eshte fatkeqesi me vehte. Kete fituan kosovaret. Po dhe aty ne ate kazan na kane fut per 30 vjet e me shum ” udheheqesit” tane kukullat e perendimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *