• |
ide | kryesore

VIDEO/ Si iu hoqën votat kandidatëve të opozitës edhe me votimin elektronik

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Aktivisti Genc Sejko shpërndarë një video ku zbulon se janë hequr vota të opozitës në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai ka bërë një krahasim të votave në KZAZ-në 40 në Tiranë ku siç dihet kishte votim dhe numërim elektronik.

Sipas të dhënave ka pasur të tjera shifra të prezantuara një ditë pas zgjedhjeve dhe të tjera të pasqyruara në faqen zyrtare të KQZ-së.

6 kandidatëve të PD-së, duke filluar nga kryetari Lulzim Basha, Dashamir Shehi, Jorida Tabaku, Shpëtim Idrizi, Agron Shehaj dhe Oriela Nebiaj u janë hequr 74 vota.

“Këta të vjedhin edhe nga votimi elektronik,” – shkruan Sejko. ©LAPSI.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Genc_Sejko (@genc.sejko)



6 Comments

  1. PERQENDROHUNI NE VJEDHJET E VERTETA DHE LERENI ELEKTRONIKEN SE JU FUT NE QORRSOKAK.
    JUVE JU KANE BASARDUAR NE ELEMENTET ME THELBESOR DHE JU SHIKONI VOTAT E INDIVIVID . ME KETO MEND EDHE NE 2100 PO OPOZITE DO JENI DHE PALLOSHI PO PATI YNER PO KRYEMINISTER . KAPNI THELBIN E HAJNISE SE PALLOSHIT DHE JO BISHTIN

  2. Rezultatin online per z. Dashamir Shehi nje njesine nr. 8 Tirane , KQZ ne faqen e saj e deklaroi me 444 vota, pasi kaloi nje kohe e konsiderueshme po KQZ e ndryshoi shifren ne 404 pra – 40 te hequra z. Shehi nga KQZ. Imagjinoni cfare masakre kane bere numuruesit kur vjedh vete KQZ.

  3. E kam thene qe ne muajin shkurt, lexojeni tek komentet, qe nga momenti qe KQZ-ja e Qeverise shqiptare pranoi per procesin zgjedhor paisjet e Kompanise “Smartmatic”. Eshte e njejta Kompani e cila sebashku me Dominion Voting System “DVS” jane akuzuar per manipulim te votave ne zgjedhjet presidenciale ne 3 Nentor 2020 ne USA, dhe jo vetem por edhe ne FedReserve etj.,. Lexoni dhe shtypin nderkombetar edhe per kompanine SolarWinds, e cila furnizohet nga Smartmatic, qe beri namin ne gjithe boten me vjedhje on line. Disa shtete ne europe e kane skualifikuar kompanine Smartmatic per ta perfshire ne proceset zgjedhore, nder to vecoj Zvicren, Belgjiken, Francen etj. Do thoni ju po varja se 400 e ca vota kane vjedhur…. por keshtu behen votat, pak ketu e pak aty, pak me blerje pak me presion dhe ne fund te dhjefsha procesin dhe te gjithe zgjedhjet

  4. Ku e dinë këta të shkretët se presidenti ynë ka lexuar vetëm një libër dhe nuk ka punuar asnjë ditë dhe i ka rënë “bingo” në politikë, ashtu siç i ra Saliut, Mediut, Lulit, Monikës, Ndokës, Flamurit, Gjek- makut e Mak- makut e rosakëve të tjerë të politikës, falë “demokracisë” që u zbuloi “aftësitë” e tyre kusarëve dhe mediokre!

    Kjo është drama e një populli të vuajtur e të nëpërkëmbur në shekuj, që ëndërroi pas viteve 90 “Shqipërinë si Europa” … por për hir të lakmisë e babëzisë së këtyre kusarëve, që nga leckamanë u bënë brenda një kohe relativisht të shkurtër “bosa të Ballkanit”, e ndoshta më gjerë… që nuk dinë kuptimin e fjalëve “nder”, “fisnikëri” e “humanizëm” e që nuk ndjejnë dhimbje njerëzore dhe dashuri për atmëmëdheun …

    Atë ëndërr që këta kusarë ua kthyen shqiptarëve, për 30 vjet rresht në një makth përjetimi të një “tragjedie shekspiriane” shqiptare, të inspiruar nga i “pandëshkuari i madh”, “përbindëshi” që u ngriu buzëqeshjen , u piu gjakun e tani po u thith edhe palcën e kurrizit shqiptarëve me thirrjet e tij nekrofilike,nje shpellkar intelligent funksional Noci

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *