• |
ide | kryesore

50 firma për shkarkimin e Metës/ Presidenti: Shashkë për të mbuluar blerjen e votës

-Instant, Arkiva, Kryesore

Fillimi i shenjës së parë se mandati i tretë do të jetë ai i hakmarrjes ndaj kundërshtarëve, apo një manovër e radhës për të shmangur vëmendjen nga shitblerja e votës. Kjo është dilema që ka shoqëruar nismën absurde të Edi Ramës, për të kërkuar për herë të dytë brenda një kohe të shkurtër, shkarkimin e Presidentit të Republikës. Shumëkush e ka të vështirë të kuptojë se si menjëherë pas zgjedhjeve të 25 prillit, rilindja po përdor një parlament që i ka skaduar mandati, ku shumica e deputetëve janë të pakonfirmuar me votë , për ti hyrë një prej konfikteve që ka të bëjë me themelet e shtetit.


Lexo me tej:


Shkarkimi i Metës, kërkesa e PS me 47 firma futet në kalendarin e punës së Kuvendit

Pavarësisht nga këto dilema PS ka mbledhur 50 firma deputetësh për të shkarkuar Ilir Metën me anë të një Komisioni Hetimor në Kuvend. Nisma është prezantuar nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i cili ngre si pretendim kryesor faktin se presidenti ka dalë nga roli i tij duke u involvuar në fushatë elektorale edhe pse ligji e ndalon. “Besoj që jeni vënë në dijeni që prej ditës së premte është institucionalizuar kërkesa e më shumë se ¼ e anëtarëve të Kuvendit, rreth 50 deputetë, të cilët kanë depozituar kërkesën drejtuar kreut të Kuvendit për fillimin e procedurës së shkarkimit të Presidentit, se ky i fundit para dhe gjatë fushatës zgjedhore ka kryer veprime që bien në kundërshtim me Kushtetutën. Duke u nisur dhe nga një rezolutë e mëparshme e Kuvendit që i kërkon presidentit të rikthehet në binarët e përcaktuara nga Kushtetuta, lidhur me ushtrimin e detyrës nga ana e tij, gjë që nuk ka ndodhur, pasi ai ka vazhduar edhe pas kësaj rezolute të kryejë veprime kundër ligjit. Në këtë vështrim, Kuvendi do të shprehet me vendim në ditët në vijim, lidhur me këtë kërkesë, që plotëson të gjitha kushtet e nevojshme për t’u shqyrtuar nga Kuvendi” tha Balla.

Më qesharake në argumentimin e 50 deputetëve firmëtarë, është fakti se ata sillen si dordolecë të një republike bananesh. Ata përdorin si provë se Meta duhet shkarkuar faktin se ai u përplas me ambasadoren amerikane.

“Mesazhi publik i Ambasadores dhe përgjigja live e Presidentit të Republikës në një intervistë në një kanal publik shqiptar janë fakte të njohura botërisht në Shqipëri edhe jashtë vendit”, shkruhet në kërkesën e deputetëve të Kuvendit që kërkojnë shkarkimin e Metës. 

Pas depozitimit të kërkesës në Kuvend, presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje që politika të përqendrohet në mbylljen e procesit zgjedhor, pasi asnjë nuk ka përfunduar. Edhe njëherë, Meta ka kërkuar që të vazhdojë rinumërimi i votave, duke shtuar se duhet hequr vëmendja nga ato që ai i quan “shashka”.

Meta komenton mbledhjen e firmave në Kuvend për shkarkimin e tij

Kjo është hera e dytë që PS-ja përpiqet të shkarkojë Presidentin Ilir Meta, pasi nuk pranoi të dekretonte ministrin Gent Cakaj si Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, si dhe Sandër Lleshajn për postin e Ministrisë së Brendshme. Kulmi arriti kur Presidenti nuk pranoi të dekretonte 30 qershorin si datën e zgjedhjeve.

Por Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta u zbraps nga një vendim i Komisionit të Venecias që pretendonte se shkarkimi i presidenti nuk ishte i përligjur dhe se ai nuk kishte kryer shkelje të kushtetutës. Pas kësaj edhe socialistët pranuan se kreu i shtetit e kishte shkelur kushtetutën me  dekretet e tij, por se ato çonin domosdoshmërisht në shkarkimin e tij. Por theksuan ata duhen marrë masa për të evituar situata të tilla në të ardhmen.

Venecia/ Të gjithë thërrasin fitore. Si është e vërteta?

Taulant Balla tani i është rikthyer këtij filmi duke pretenduar se Ilir Meta i përsëriti situata të tilla. Por problemi është a ka mandat ky parlament për të marrë një sfidë të tillë mbi vete? A mund të krijohet një precedent i tillë me deputetë që nuk kanë marrë më besimin e popullit?   

©Lapsi.al

 

 

 

5 Comments

  1. Ngjason pak me ate gjetjen e Berishes ne vitin 2009. Nderkohe qe te gjithe socialistet bertisnin “Hap kutite ose largohu”, Berisha nxori per diskutim ligjin e martesave per homoseksualet dhe cdo gje mori nje rrjedhe tjeter. Tani te fillojne diskutimet nese Meta u zu me ambasadoren amerikane nderkohe qe votat jane vjedhur dhe manipuluar dten per diell.

  2. Eshte perpjekje e Rames me ndihmen e mediave te kapura per zhvendosur vemendjen dhe devijuar diskursin publik nga Masakra Elektorale e 25 Prillit dhe vjedhja e votave nga shteti.

    Vete procedura zgjat per nje kohe te gjate, mund te zgjasi deri ne vjeshte, ne kohen ku supozohet te jete mbyllur procesi i zgjedhjeve te masakruara.
    Duhet miratimi i Gjykates Kushtetuese, e cila do kerkoje kohen e vet te pranimit, shqyrtimit dhe vendimit.
    Parlamenti i tanishem nuk ka legjitimitet, gjysma e deputeteve nuk kane as nje vote ne keto zgjedhje, tek gjysma tjeter po te heqesh 3~4 syresh pjesa e mbetur nuk i ben dot as 30mije vota.
    Pa llogaritur qe nuk ka as 140 Deputete si Parlament, e cila eshte ne shkelje te Kushtetutes.
    Duhet te faktojne dhe japin prova per aryset krimit per te cilin duan ta shkarkojne.
    Metes i skadon mandati vitin tjeter, nuk eshte i kuptueshem nxitimi kur priten 4 vjet.

    Mund te kete edhe dicka okulte, pasi mund te pergatitet terreni per Ramen, qe te ndjekin modelin presidencial te Vucicit dhe Erdoganit.

    Por kjo eshte me shume nje forme shantazhi dhe presioni ndaj Metes per te certifikuar dhe pranuar zgjedhjet pa marre parasysh kundershtite e Opozites ne lidhje me baterdine qe eshte bere ne keto zgjedhje.
    Do shihet me vone nese do hyjne ne pazar dhe do bien dakord.

  3. Ilir Meta po lan dhe do i laje sa te jete gjalle gjynahet e 1 Prillit 2013 . Ngjalat e Lalezit kane qene me veprim te ngadaleshem helmi.

  4. Po ci kan keto lojra do shkarkohet se beri thirrje mbro voten se po e blejne do e shkarkojne pse ju kthye ambasadotes qe shum mire ja beri se vin e mbushen keta e kur mbarojn mandatin kapin peshkun e madh e peshkun e vogel po cjane keto lojra kalamajsh po te mos fliste ai lulin e hante me gjith rroba si do elisa e xhaxhi edipit qe e ha shum peshkun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu