• |
ide | kryesore

Video/ Lushkja fundos Kukësin: Blutë ‘kapen’ pas penalltisë dhe traversës së Ibraimit

-Instant, F1, Sport, Video

Asgjë nuk del përtej parashikimeve: Laçi merr pikët që i duheshin për ti bërë presion kreut e Kukësi ngushëllohet me faktin se kampionati po shkon drejt fundit e nuk ka kohë për tu rrëzuar, ndonëse me një ecuri të tillë Josës mund ti shkojnë djersë të ftohta në pesë javët e mbetura. 2-0 janë imponuar kurbinasit në ndeshjen e vlefshme për javën e 31 të Superiores me dygolëshin e Regi Lushkjas.



Kukësi kishte ardhur për shëtitje e krejtësisht i dorëzuar në Lac, duke lejuar bardhezinjtë të bënin ctë donin në fushën e lojës dhe ti jepnin drejtimin që donin ndeshjes që në minutën e 6. Mazrekaj pengohet në mënyrë të parregullt dhe për arbitrin është 11 metërsh që Lushkja e mori vetë përsipër. Mesfushori hipnotizohet nga Xhika, por për fat topi i del sërisht përpara duke kaluar të tijtë në avantazh. Protesta pavlerë të kuksianëve që kërkuan anulimin për shkak të prezencës së lojtarëve lacjanë përpara se topi të goditej nga pika e bardhë. Goli nuk i bën efekt Kukësit, për ta zgjuar, sepse skuadra e Josës është aq makinoze dhe e lëshuar në mëshirën e lacjanëve sa pothuaj nuk e vë kurrë në vështirësi Sherrin. Kjo situatë ishte e favorshme për vendasit që mbyllën historinë që në pjesën e parë, me golin e shënuar në minutën e 31, sërisht me Lushkjan protagonist. Pas një topi perfekt të marrë nga Harmon, mesfushori lëshoi një goditje të pakapshme në hyrje të zonës, duke mposhtur Xhikën për herë të dytë.

Kukësi u mundua të bëjë dicka më shumë, për të fshirë imazhin e shëmtuar të pjesës së parë. E në fakt e dytë foli dicka më shumë për Kukësin, që u ndal nga tranversa dhe portieri Sherri për tu rifutur në lojë. Kurbinasit marrin kështu një fitore shumë të rëndësishme, e cila i ngjit në vendin e tretë me 53 pikë, po aq sa Vllaznia që në mbrëmje luan me Teutën kryesuese. Ndërkohë Kukësi mbetet në kuotën e 36 pikëve, në vendin e 6, duke rrezikuar afrimin e zonës së rrezikut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu