• |
ide | kryesore

Analiza/ Kush gënjen për ndryshimin e kufijve, Rama apo DerStandard?

-Instant, Kryesore

Kryeministri Rama ka sulmuar sot gazetën prestigjoze austriake ‘derStandart’, e cila i përmendte emrin si njërit prej iniciatorëve të ndarjes së Kosovës dhe të zgjidhjes së çështjes mes Prishtinës dhe Beogradit me shkëmbim territorresh dhe popullësish. “Çfarë zhgënjimi të shohësh një gazetë me kaq reputacion të lartë të sillet si një përhapës i lajmeve të rreme…kurrë nuk kam mbështetur ndonjë ndryshim të kufijve etnikë midis Serbisë & Kosovës! # Turpëruese” ka shkruar kryeministri.


Por kjo temë që është rimara disa herë në shtypi ndërkombëtar e do një shpjegim. Kush gënjen, Rama apo ‘derStandart’? Sepse në fakt historia e tentativës për të coptuar Kosovën ka të thënat dhe të pathënat e saj.


Lexo me tej:

Rama replikon me derStandart: Nuk kam qene per ndryshim kufijsh

Natyrisht, për hir të së vërtetës, nuk ka asnjë deklaratë publike të kryeministrit ku kjo ide të jetë mbështetur hapur. Por një gjë të tillë nuk e kanë bërë as Thaçi dhe Vuçiçi që tashmë dihet botërisht se kanë mbështetur këtë ide gjë që e konfirmoi në rrefimet e tij edhe John Bolton.

Po të lexosh me vëmendje qëndrimin zyrtar të qeverisë së Tiranës, ai duket korrekt dhe i matur. Formula është e përcaktuar me kujdes: “Shqipëria mbështet një zgjidhje që ka konsensus mes palëve në Kosovë dhe një marrëveshje që mbështetet nga SHBA dhe Bashkimi Europian”.
Nëse i referohesh këtij qëndrimi gjithçka është Ok dhe qeveria shqiptare duket jashtë kulisave me vizatime hartash që janë skicuar në Bruksel apo Romë.

Por realiteti është pak më i ndryshëm.

Prandaj për të hulumtuar për rolin që ka luajtur kryeministri shqiptar duhen parë takimet që ai ka pasur me faktorë të tjerë ndërkombëtarë dhe qëndrimet që ka mbajtur kur është hapur kjo temë.

Dëshmia e parë ka ardhur nga ish kryeministri suedez dhe njohësi i mirë i Ballkanit, Karl Bild (lexo poshte). Kur ai e kundërshtoi që në gusht të vitit 2018 propozimin e presidentit Thaçi, në një shkrim në Washington Post, Bild theksoi se gjatë një bisede, Rama i pati thënë se qe i hapur ndaj kësaj ideje.

Thirrja e Carl Bild: Ndryshimi i kufijve mund të provokojë gjakderdhje

Rama filloi të jepte sinjalet e para, një muaj e gjysëm pasi Hashim Thaçi e bëri publik qëndrimin e tij ne gusht 2018.
Ai u shfaq në emisionin “Open” të Eni Vasilit ku çuditi me qëndrimet që mbajti.

Pavarësisht se këmbënguli disa herë se ishte shpejt që ai të prononcohej: “Kjo ende nuk është një platformë por vetëm një ide, ndaj unë nuk mund të përgjigjem”, ai lëshoi edhe fraza që do të mbahen mend gjatë.

Le Monde publikon planin. Kufijtë e rinj mes Kosovës dhe Serbisë

Ai në një farë mënyre konfirmoi zërat se ishte pjesë e asaj marrëveshjeje që do të copëtonte Kosovën, pjesa e mbetur e së cilës do të bashkohej në një Shqipëri më të madhe. “Pse nuk flisni për mundësinë e bashkimit kombëtar”, “kjo mundësi mund të mos na jepet më edhe për 30 vjet”, shtoi ai. Rama këmbënguli se “në mendimin tim SHBA është pro marrëveshjes” (lexo poshte) duke zgjedhur vetëm argumenta që shkonin në favor të saj.

Deklaratë e fortë e SHBA-ve: Thaçi dhe Vuçiç kanë mbështetjen tonë

Por, kulmin kryeministri shqiptar e arriti duke bërë në këtë intervistë, atë që s’do ta kishte imagjinuar kurrë ta nxirrte nga goja më parë. Në prill 2018, ai i pati premtuar Angela Merkelit në një takim në Berlin, se ishte kundër aventurës së shkëmbimit të kufijve, por kur u pyet në “Open” për divergjencat me kancelaren ai guxoi: “Merkel mund të jetë kundër, por këtu flasim për atdheun tonë dhe jo për atë të kancelares”. Mjafton të shihet e të rishihet videoja poshtë, për të kuptuar qëndrimi që Rama ka pasur në atë kohë.

Video/ Kur Rama ishte gati të përplasej me Merkelin, për të ruajtur paktin me Vuçiçin

Tre muaj më pas, ai vazhdoi në të njëjtën rrugë. Gjatë vizitës folklorike në Prishtinë dhe në Pejë, Rama doli hapur në mbështetje të presidentit Hashim Thaçi që ishte vënë në syrin e ciklonit pikërisht për shkak të lojës okulte të shkëmbimit të territoreve që po bënte me Vuçiçin. Rama, natyrisht nuk e përkrahu publikisht idenë, por sulmoi të gjithë kundërshtarët e Hashimit me shprehjen tashmë të famshme: “Kush i thotë Thaçit tradhëtar vetë është gomar”.

Rama në krah të Haradinajt: Kush thotë që Thaçi është tradhtar është gomar

Ndërsa në janar 2019, ai e hoqi maskën kur shkarkoi nga detyra ministrin e jashtëm Ditmir Bushati, që kishte mbajtur të njëjtin qëndrim si Merkel, për hapjen e kutisë së Pandorës, duke e zëvendësuar atë me Gent Cakajn.

Pra për më shumë se një vit (nga gushti 2018 deri në samitin e Berlinit, Maj 2019) kryeministri shqiptar ka bërë gjithçka ka pasur në dorë, në qëndrimet publike (përveç bisedave dhe angazhimeve private) për ta shtyrë përpara projektin e ndryshimit të kufijve në baza etnike.

Dhe qëndrimet e tij qenë të njëjta, deri në momentin kur edhe vetë Hashim Thaçi filloi të zbusë tonet dhe të flasë për ndryshime të vogla të vijës kufitare si ato që Kosova bëri gjatë demarkacionit me Malin e Zi.

Pas kësaj, Edi Rama u kthye sërish tek teza korrekte zyrtare se Tirana mbështet çdo zgjidhje që e pranon Kosova dhe që e mbështesin SHBA dhe BE.

Por, pavarësisht nga kjo, në rrugën 1o-mujore të aventurës për ndryshimin e kufijve, Edi Rama nuk ka lënë pak gjurmë. Jo më kot edhe ish kryeministri Kosovar Ramush Haredinaj edhe ish ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiç, e kanë përmendur atë mes autorëve që përpunuan një plan me harta dhe shkëmbim kufijsh. Nuk ka dyshime se ai e ka përkundur në ëndrra këtë ide, nga e cila priste një bashkim të mundëshëm me Kosovën e cunguar, pas ndarjes. Pra ‘derStandard’ duket se nuk ka bërë agjë të turpshme. Thjeshtë ka relatuar faktet.
©Lapsi.al

29 Comments

  1. Sigurisht qe genjen duke shpifur Kazani Mediatik Nderkombetar.
    Lideri Galaktik thote vetem te verteta dhe nuk ka genjyar kurre pasi kullon nga patriotizmi dhe atdhetarizmi.

    Deshmitar ka dhe Aleksin qe ka qene prezent ne disa prej takimeve me Vucicin e ku kane diskutuar per sportin dhe kulturen e kurrsesi per kufij ose ceshtje ne dem te Kosoves.

    1. Nese Lideri Galaktik nuk ngre padi brenda tre diteve (qe nuk do te ndodhi sepse eshte komplet i dhjere) ndaj “Der Standard”,pranon de jure akuzen.E provoi Lideri Galaktik me “BILD”-in,por u terhoq se piu nje kafe me ata te “BILD”-it!Edhe padine ndaj Ramush Haradinajt e terhoqi drogaxhiu!

  2. Ore ca ishte ajo lista e renditjes se deputeteve te PS ??
    Ma sa kuptohet e ka pas gati listen Erjoni ?
    Mbi 15 000 vota , Xhafaj, Balluku ??
    Ca jane keto metoda sikur me qene para 25 vjetesh. I bie qe PS te katandiset me keq se LSI , po vazhdoj keshtu
    Pse nuk e dine shqiptaret se kush jane tamam deputetet qe punojne ??

  3. Po natyrisht Kryeministri jone genjen . Nuk ka si te ndodhe ndryshe.
    Persa kohe qe kete portal ta drejotje Bushat kurva dhe Shkurdhak neandertali, gjithomne Kryeministri yne genjen kurse ato gazetat e huaja thone te verteten .
    Nese neser ndonje nga keto gazeta do shkruaje pro Rames, do nxjerrin dhembet keto goret e lapsit duke e quajtur ‘ media te vlera nga Rama’ .
    Portal bythqir.

    1. 14: 43 ju ngeli ne mendje b…e k…gazetat gjermane , zvicerane genjejne, ndersa ram karamutpashaj nuk genjen dhe e di pse se i mjafton nje deklarat me nje fjali ne fb qe ai NUK per asgje! e kush mund ta kundershtoj e hetoj sot? edhe ca koh dhe as koc nuk mbetet per te lepir se ky bajlozi do i marr te gjitha do lepish bishtin tend

    2. meqense eshte portal bytheqire pse i lepin bythen bushatit apo e di qe numer 1
      Hidhu nga mero gelbaza te qifsha robte se edhe data ske ti i vjedh neper lokale

  4. Edita Tahiri: Idenë për shkëmbim territoresh e solli Edi Rama te Thaçi nga Beogradi.Ish- kryenegociatorja në bisedimet Kosovë- Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se idenë për shkëmbimin e territoreve të cilën e ka shpalosur Presidenti Thaçi e ka sjellë nga Beogradi në Prishtinë kryeministri shqiptar, Edi Rama. Këtë ajo thotë të ketë zbuluar gjatë kohës sa ishte ende në detyrë për dialogun në mes Kosovës dhe Serisë.Emërimi i Gent Cakajt është një veprim djallëzor i kryeministrit Edi Rama. Nuk është problemi te individi, por te qëndrimet e Z. Rama. Ai është duke kërkuar persona, me gjasa, me prirje për dakordësi në ndryshimin e kufijve të Kosovës”, tha Tahiri.
    Drogaxhiu Edvin Escobar D’Rama nuk e ka paditur dhe pergenjeshtruar Edita Tahirin,ndersa padine ndaj Ramush Haradinajnt qe e akuzoi ,se sëbashku me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentin e Serbisë Aleksander Vuçiç kanë nisur idenë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë,terhoqi!!!
    Perse?

  5. Dilemë e madhe kush gënjen!!!!Po sigurisht që udheqësi inë ska si gënjen.Vetëm Armiqtë e brëndëshëm dhe ata jashtëm gënjejnë!!!Plumbin në kokë atyre dhe të na rojë sa malet kumandari inë!!!

    1. O Muti I Kristaqit,
      qe sot na qenke Gimi, me sa kurvare eshte qire jot eme qe ti nuk po gjen emrin tend te vertete!?

  6. Ky shkerdhata jo Kosoven por gjith kombin do e nderroj me te zinje dhe ju akoma nuk e besoni, ore fytyr muter akoma keni kurajo qe te shkruani pro ketij majmuni ore qar jeni ju 🤮po si ka mundesi nje i prishur mensh ju prishi dhe juve qe hani mut duke i ngjare mutit te mutit💩

  7. O Muti I Kristaqit,
    qe sot na qenke Gimi, me sa kurvare eshte qire jot eme qe ti nuk po gjen emrin tend te vertete!?

  8. shqiptaret jo me larg se nje jave votuan kunder modelit lapsi i te berit opozite e lapsi vazhdon akoma. Jeni demi me i madh qe mud ti shkaktohet PD

    1. 16:54 po flet per modelin lapsin qe i zbarkoj gestapoja ne zyre dhe e mbroj Strasburgu…kategoria yte jeni demi me i madh i qytetaris e demokracis

  9. Dhe sikur te genjej rama ne si shqiptar duhet ta mbrojme. Perfaqson shumicen tone dhe per me shume pjesen me te mire tonen. Se kuptoj ca jane keto pyetje kush genjen????

    1. Ti i paemer i 17:12-s
      Kryeshkerdhata dhe hipermashtruesi Edvin-Edi-Paulin qenefi.perfaqeson nji pjese te pakorrtizoreve shqiptare.
      Ne harten elektorale shihet QARTE nji Shqiperi e ndare n’dyshe.Veriu-blu,Jugu-mavi’.Merite kryekeput e PALACOS RRACIST Edshkerdhos.
      Lidhja e Skenderbeut me 2 Mars 1444,n’Lezhe ishte ne po te njejtat territore,perjashtu Beratin dhe Kaninen.Jugu i pranoi haracet turke,si sot,qe e pranon nji antishqiptar kryemut qe i lepin bithen Erdoganit.

  10. 0 i paemër i 16-09!Nuk e di për mut Kristaqi flet.Gimi është Gimi dhe gjithë ato maji për vete.Nuk po të kthej përgjigje siç e meriton por nuk ma lejon edukata ,mosha ,niveli intelektual.

  11. Ti i paemer i 17:12-s
    Kryeshkerdhata dhe hipermashtruesi Edvin-Edi-Paulin qenefi.perfaqeson nji pjese te pakorrizoreve shqiptare.
    Ne harten elektorale shihet QARTE nji Shqiperi e ndare n’dyshe.Veriu-blu,Jugu-mavi’.Merite kryekeput e PALACOS RRACIST Edshkerdhos.
    Lidhja e Skenderbeut me 2 Mars 1444,n’Lezhe ishte ne po te njejtat territore,perjashtu Beratin dhe Kaninen.Jugu i pranoi haracet turke,si sot,qe e pranon nji antishqiptar kryemut qe i lepin bithen Erdoganit.

  12. më 25 prill u pyet sovrani.
    Berisha dhe Xhafaj kandidonin të dy në Tiranë, njëri mjek dhe tjetri jurist. Njëri ish kryeministër, e ish president, tjetri ish ministër, ish kryetar i komisionit të reformës në drejtësi dhe ish kryetar i komisionit të Ligjeve. Njëri me pushtet absolut në forcën politike që aderon, tjetri i renditur i njëzet e treti në listën elektorale. Të dy dolën para shqiptarëve që kishin të drejtë të zgjidhnin po njësoj se cilin do të votëbesonin.

    Dhe rezultati i certifikuar tashmë nga KQZ ishte i tillë: 6766 vota për kandidatin Sali Berisha dhe 16741 vota për kandidatin Fatmir Xhafaj.O shkullak idete jane nje gje dhe marveshjet jane nje gje tjeter,kufijt nuk ndryshohen nga keto shtete,por nga fuqi të e medha kur të duan keto fuqite nuk pjerdhin as thac e vucic as rame dhe asnje tjeter nga keta karucecte ballkanit

  13. Martirët nuk fitojnë thuajse kurrë.

    Përfundimi i zgjedhjeve me fitoren e së majtës është dëshmi se njerëzit besojnë më shumë arsyet praktike, se sa përbetimet fantaziste.

    Një popull praktik dhe i lodhur nuk mendon se mund të ngjitet, për deri sa nuk ka krahë.

    Mos e kërkoni rënien vetëm te Lulzim Basha.

    Ai i priu një çete, me 12 dishepujt, ku asnjëri prej tyre nuk ishte profet! Edhe ai që mund të bëhej i tillë, që mendoj se mund të ndërtonte godinën e një force politike mbi gurët e lënë pas, kishte pranë vetes një triumfalist të dëmshëm, që më tepër se sa lider, më dukej si Juda brenda opozitës.

  14. Natyrisht qe DerStandart genjen!
    Edi Rama aty poshte tavolines Minishengenit Ballkanik (ose New Yugoslavia), merret vetem me vizatime…

  15. Ramuti genjen
    Ne te gjithe e duam ate harte.
    Vetem Ramuti nuk e do.
    Do ti japim Serbise, vetem Mitrovicen e Veriut, dhe marim:
    1- Presheve, Bujanovc, Medvegje.
    2- Ulqin, Tivar, Plava e Guci
    3- Struge, Tetove, Gostivar, gjysmen e Shkupit, Kumanove.
    4- Preveze, Janine, Korfuz.
    Mirepo nuk do Ramuti.
    Dhe plot Ramuter e NAMUTA ktu ne ket portal

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu