• |
ide | kryesore

Basha i përgjigjet gazetarëve: Beteja do të vazhdojë deri në fitore

-Instant, Lajme, Të fundit

“Beteja do vazhdojë deri në fitore” kështu është shprehur kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga selia blu.


Ky është reagimi i dytë e kreut të PD-së, pas disfatës së pësuar në zgjedhjet e 25 prillit.


Kujtojmë se Partia Demokratike, ka pretenduar se votat e qytetarëve janë tjetërsuar ndërsa ka theksuar se do të faktojë një gjë të tillë. Më herët PD ashtu si edhe LSI i kanë kërkuar KQZ pamjet filmike nga numërimi i votave.

Ndërkohë Basha gjatë deklaratës së tij ditën e sotme, ka reaguar edhe për zërat që i kanë dalë kundër brenda strukturave të PD ku nuk kanë munguar kërkesat për dorëheqjen e tij.

Basha lidhur me këtë ka paralajmëruar një konferencë për mediat.

“Do kemi një dalje të plotë për mediat me të gjitha. Kur të vijë momenti i duhur.”

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, sot zhvilloi një takim me shefen e misionit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, Ursula Gacek.

7 Comments

    1. Ska pse te ike, eshte me qytetar dhe perendimor se Rama. Votat jane vjedhur e blere. Exit polls kishin te drejte. Nuk e duam Ramen.

  1. Deri ne fitore… 2029…2033…2037.
    Eshte e hapur data.
    Ky do vinte ligj, qe mandati i kryeministerit. Mos te ishte me shume se dy mandate.
    Kurse mandati per kryetar partie, mund te jet deri ne fitore. Dhe merziten mbeshtetesit e ketij. Kur u thone qe basha eshte njeri pa shtyll kurrizore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu