• |
ide | kryesore

Biznesmeni direkt gjobëvënësve trafikantë droge nga televizori: Asnji lek nuk ju paguaj kriminela!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas gjobëvënies prej 100 mijë paund të një biznesmeni nga një grup që pretendon se i është shkaktuar dëm financiar meqënëse djali tij braktisi shtëpinë e hashashit në Britaninë e Madhe, autoritetet në Shqipëri po vijojnë hetimet.

Ndërkohe pas interesimit të TCH, biznesmeni Ben Pjetri, një shqiptar me pasaportë australiane vendos të tregojë të vërtetën sipas tij.

Anila Hoxha: Si ra djali yt në kontakt me këta persona?

Ben Depjetri: Djali më tha bab unë jam duke la disa makina , tu punu. Duke la makina me këta , këta i kanë thënë ti qenke djal miliarderi, se ai shkon i difton të tëra, jam djal i Benit, asht krenar për mu.

Dhe ata i kanë thënë, okej ti s’qenke për kët punë, qenke djal i llastum, hajde bëj këtë punën tjetër. ka shkuar, ka pranu. Po e bëj sa lekë marr, i kanë thënë merr kaq lekë pas 3 muajsh mëson vetë e jeton rehat. Se unë i thashë jo bab hajde në shpi plzzz, mos e bëj këtë punë se kapesh. leri këto histori që të kanë thënë bukuritë ata. Po 2-3 ditë ma bëri kështu, aty s’kishte shtrat.

Ata s’donin me i dhënë bukë i thoshin, i thoshin ke 300 paund në muaj dhe ti mos me u pa me ne. S’kë të drejtë me hap derën para , s’ke të drejtë me hap derën mbarë. Kushte jo njerëzore. Mirë që ka qenë duke punuar ilegalisht, po e kdihin intimidu, mos guxo me dalë se të vrasim, mos guxo. Trajtim çnjerëzor. I thashë bab ec, edhe pranoi , iku. Atëherë më ka plas telefoni, 3-4 ditë që ka ik djali që unë e dija.

Mbas largimit të 20 vjeçarit nga shtëpia e hashashit , i ati u gjobit dhe më pas disa persona që u nënkontraktuan nga motra e trafikantëve në Angli shkuan në biznesin e tij në Vorë.

VIDEO KETU

Anila Hoxha: Kush ju kërcënoi?

Ben Depietri: Me më ardh mu e më dhën urdhër Almir … picirruk!! je picirruk me 7 vëllezër , ti më jep urdhra mua!!! Unë shkoj te shteti, unë s’vij në urdhrat e tua, unë jam rrit në Australi Picirruk okej? Ti je Picirruk me tërë kriminelat ca ke ti në Kukës e në Has. vijnë me dashje se mendojnë që jam biznesmen, i majshin në Shqipëri biznesmenet që qenkan frikacakë.

Unë nuk paguaj, unë nuk jam frikacak! unë ha plumbin në gjoks. Se s’ka shet, se më bën me pas shtet i njof unë këta trima. Kam ik prej Shqipnisë 13 vjeç. jam arratis kam lënë enver hoxhën , jam djalë trim unë nuk paguaj, jetën ma hekni, lekë nuk paguaj. Merreni vesh të tënë , krejt ca jeni kriminela, tanë që veni gjoba asnjë qindarkë! asnjë qindarkë, jetën po! Nuk ruhem për ndër të familjes më vrisni kur të doni!

Në dosjen që Top Channel disponon rezulton se motra e trafikantëve pranon që vëllezërit e saj kishin shtëpi hashashi në Britani dhe se djali i biznesmenit shqiptar ju kishte bërë atyre dëm duke tentuar që t’i vidhte. Por ky qëndrim hidhet poshtë nga Depjetri.

Ben Depjetri: Janë gjobëvënës, ku është fuking policia me më vënë gjobë mu, jo or ti unë e ha plumbi në gjoks!

Burimt të Top Channel thonë se gruaja e marrë në pyetje me inicialet M.C pranon skemën dhe që kontaktoi tre shqiptarë në Tiranë për të kanosur 47 vjeçarin, por të tre ata me inicialet S.C, M. Hdhe A.D nuk janë arrestuar ende.



7 Comments

  1. më 25 prill u pyet sovrani.
    Berisha dhe Xhafaj kandidonin të dy në Tiranë, njëri mjek dhe tjetri jurist. Njëri ish kryeministër, e ish president, tjetri ish ministër, ish kryetar i komisionit të reformës në drejtësi dhe ish kryetar i komisionit të Ligjeve. Njëri me pushtet absolut në forcën politike që aderon, tjetri i renditur i njëzet e treti në listën elektorale. Të dy dolën para shqiptarëve që kishin të drejtë të zgjidhnin po njësoj se cilin do të votëbesonin.

    Dhe rezultati i certifikuar tashmë nga KQZ ishte i tillë: 6766 vota për kandidatin Sali Berisha dhe 16741 vota për kandidatin Fatmir Xhafaj.

  2. Il or idjot, sovrani qe shitet me nje thes miell, qe qeveritaret ja vjedhin leket nga taksat e tij dhe me keto lek te vjedhura i blene voten, dinjitetin, te ardhmen. Shiko cfare i bejne ketij njeriu(biznesmen) ,ku eshte shteti qe nuk dallohet nga bandat , pasi te dy vjedhin,kercenojne,dhe ne fund largojne shqiptaret nga vendi i tyre
    Por ne rastin ne fjale kane rene ne nje njeri trim dhe te ndershem, qe uroj t’ja dali mbane ne kete shtet banditesh.

    1. O kari akoma nuk eshte certifiku asgje. Dhe ke harruar te shtosh tek CV e Fatmir xhafaj, qe ka qene edhe minister i droges, babales, vellai i nje trafikanti droge dhe nuk ka fund lista ne cv e ketij makuti….. . Mgjth nuk e meriton me te kthy pergjigje, por me shume se ke bere koment pa lidhje me lajmin, ik qiu me gjithe fis

  3. Po mor zotni!!!Ashtu është siç thu ti.Por më thua si i ka marë Xhafa votat???Nuk është e vështirë për tu kuptuar besoj.

  4. Mbani mend kur policia te arrestoje biznesmenin si bashkepunetor i djalit te vet dhe trafikanteve tu jape nga nje medalje

  5. Shikoni tani kur te arrestojne gazetaret qe ekspozojne keto krime.
    Ketu nuk ndiqen kriminelet, ndiqen ato qe denoncojne kriminelet; ky eshte regjimi ku jetojme me SPAK-un ne sherbim total te rilindjes.
    Lavdi udheheqesit ton glabal Edver Rames!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *