• |
ide | kryesore

COVAX arrin marrëveshjen me Moderna-n për të blerë 500 milionë dozave të vaksinës anti-Covid

-Instant, Arkiva, Planet



Programi global i vaksinave Covax tha të hënën se ka arritur një marrëveshje për të blerë 500 milionë doza të vaksinave Moderna kundër Covid-19.

Sipas mediave të huaja, dozat që do të vijnë në qarkullim ndoshta që nga tetori, do të zgjerojnë portofolin e vaksinave në skemën Covax, e cila deri më tani ka qenë shumë e varur nga vaksina AstraZeneca dhe e goditur nga vonesat.

Dozat e Moderna pritet të fillojnë të furnizojnë Covax në tremujorin e fundit të 2021, me 34 milionë doza të disponueshme para fundit të vitit, njoftoi bashkë-udhëheqësi i skemës Covax, Gavi në një deklaratë, shkruan tg.

Ndërkohë, 466 milionë doza të tjera do të pasojnë në vitin 2022. Struktura e Covax siguron qasjen në vaksinat për vendet e varfra, me koston e mbuluar nga donatorët.
Covax drejtohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, aleanca e vaksinave Gavi dhe Koalicioni për Inovacione të Gatishmërisë Epidemike.

Skema synon të shpërndajë doza të mjaftueshme për të vaksinuar deri në 27 për qind të popullsisë në 92 territoret më të varfra që marrin pjesë në program deri në fund të vitit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *