Gjyqtari Durim Kadiu ka humbur betejën me koronavirusin, pas disa javësh i infektuar nga virusi. Lajmin e ka bërë të ditur miku i tij Kastriot Dervishi i cili shkruan se nuk mund ta besojë vdekjen e mikut të tij. Një mesazh ngushëllimi ka shkruar edhe Gjykata e Lartë që thekson se ndarja e tij nga jeta ka trishtuar shumë bashkëpunëtorë të tij në Gjykatën e Lartë.
“Z. Kadiu ka ushtruar detyrën e gjyqtarit prej vitit 1994, ka drejtuar Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë, Kabinetin e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe vitet e fundit ka punuar si ndihmësmagjistrat në Gjykatën e Lartë. Ndarja e tij nga jeta, ka trishtuar shumë bashkëpunëtorë të tij, kolegë e miq në Gjykatën e Lartë.”, thuhet në postimin e Gjykatës në rrjetin social Facebook.
Humbje e madhe pz. S’ po na mbahen lotet. Po rraca e ketyre kane mare gjithe Shqiperine ne qafe.
Kushe di sa male me leke varfanjakesh, sa apartamente e prona u ka lene pasardhesve..Per mendimin tim duhet ta shpallim zo kombetare, si per Finon!
“O Zot me mbaj doren kur nuk kam c’te shkuaj, qe te mos shkruaj budalliqe”.
Ju qe komentoni e njihnit apo niseni nga striotipi? Turp te keni per komentet!