• |
ide | kryesore

Grida Duma: 3 banda të Kavajës erdhën me ofertë te ne para zgjedhjeve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Grida Duma, kandidatja për deputete në listën e Partisë Demokratike në Tiranë ka treguar publikisht se para zgjedhjeve ka pasur oferta nga 3 banda.

E ftuar në “Open”, Duma tha se në këmbim të mbështetjes së tyre bandat u kanë kërkuar Hipotekën dhe nënkryetarin e Bashkisë. Kandidatja për deputete tha se Basha është së ai ka thënë direkt ‘Jo’, duke mos u tunduar nga ofertat.

“Kemi pasur oferta nga 3 banda të ndryshme sapo unë kam shkuar në Kavajë. Na është thënë: “Do vijmë me ju sepse pushteti është me ju. Do bëhemi me ju, por ne duam Hipotekën dhe nënkryetarin e Bashkisë”.

Ajo që do të them unë për të disatën herë është një ‘JO’. Ajo që do të vlerësoj unë tek zoti Basha, tek ai njeri, është që kur unë i kam thënë “ka ardhur filani e fistëku, kërkon këtë e atë”.

Dhe me një tundje dore më ka thënë ‘Jo’. Dhe ne këto ua kemi dërguar edhe ndërkombëtarëve se si po veprohet dhe ç’po bëjnë. Nuk kam pasur asnjëherë tundime, as në Durrës e as në Kavajë,” – tha Duma. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. më 25 prill u pyet sovrani.
    Berisha dhe Xhafaj kandidonin të dy në Tiranë, njëri mjek dhe tjetri jurist. Njëri ish kryeministër, e ish president, tjetri ish ministër, ish kryetar i komisionit të reformës në drejtësi dhe ish kryetar i komisionit të Ligjeve. Njëri me pushtet absolut në forcën politike që aderon, tjetri i renditur i njëzet e treti në listën elektorale. Të dy dolën para shqiptarëve që kishin të drejtë të zgjidhnin po njësoj se cilin do të votëbesonin.

    Dhe rezultati i certifikuar tashmë nga KQZ ishte i tillë: 6766 vota për kandidatin Sali Berisha dhe 16741 vota për kandidatin Fatmir Xhafaj.Kur shkon ne fushate sikur ne pasarele te vijne dhe bandat o grida seksistja e kuvendit

  2. Aq e bukur eshte, po aq e shemtuar behet kur shendrohet ne politikane.
    Se pse mer nje cehre dhe nje qendrim, maceje ne sulem, nuk e kuptoj.
    Mos humb pik moj vajze me ate lloj reagimi. Me cfar dreqin ju ushqejn te pd, qe beheni te gjith njelloj.

  3. Martirët nuk fitojnë thuajse kurrë.

    Përfundimi i zgjedhjeve me fitoren e së majtës është dëshmi se njerëzit besojnë më shumë arsyet praktike, se sa përbetimet fantaziste.

    Një popull praktik dhe i lodhur nuk mendon se mund të ngjitet, për deri sa nuk ka krahë.

    Mos e kërkoni rënien vetëm te Lulzim Basha.

    Ai i priu një çete, me 12 dishepujt, ku asnjëri prej tyre nuk ishte profet! Edhe ai që mund të bëhej i tillë, që mendoj se mund të ndërtonte godinën e një force politike mbi gurët e lënë pas, kishte pranë vetes një triumfalist të dëmshëm, që më tepër se sa lider, më dukej si Juda brenda opozitës.

  4. Me 25 prill, i pashe vete me syre e mi, zbriten nga qielli me parashute 3 grupe me diversante.
    U ulen ne zonen e Kavajes. Dyshoj se kane bere ndonje marifet me votat. Rrofte Lulzim Basha kryetari jone i lavdishem qe po e con partine nga fitorja ne fitorje.

  5. Lul Basha duhet moralisht te jap doreheqjen.
    Keto sforcot, akrobacite duke krijuar alibi per vjedhje votash jane qesharake feminore dhe ofenduese per elektoratin.
    Dhe sikur te jene vjedhur votat, kjo vetem ja shton pergjegjesine Lul Bashes
    Mund te rri me zor por vetem e percan PD.

  6. Qe zgjedhjet i vodhi Rama e bandat e tij, kete e ka te qarte kushdo.
    Basha, nga ana tjeter, nuk erdhi nga ndonje planet tjeter. E dinte kunder kujt garonte, e megjitheate nuk mundi ta ndalte vjedhjen e tjetersimin e votes. Shkurt deshtoi.
    Eshte e disata here qe deshton,pra nuk eshte i afte te rrezoje kliken ne pushtet e te ktheje vendin ne normalitet.
    Kur deshton disa here, pavaresisht nga pislleqet qe ben kundershtari, e vetmja gje qe i mbetet nje njeriu me dinjitet, eshte te pranoje pafuqine dhe pa aftesine e tij dhe te jape doreheqjen.
    Nuk besoj se ky vend nuk nxjerr dot dike me te afte. Ne qofte keshtu, me mire te bejme harakiri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *