• |
ide | kryesore

“Kemi fjalën tonë për të thënë” Florenzi paralajmëron City para gjysmëfinales së kthimit

-Instant, Sport



Në prag të kthimit të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve, Alessandro Florenzi paralajmëron Manchester City: “Nëse luajmë siç bëmë në pjesën e parë, ne mund t’i mposhtim. Padyshim që do të duhet ta bëjmë për 90 minuta dhe nuk do të jetë e lehtë. Por jemi në gjendje ta bëjmë. Nuk do të kemi asgjë për të humbur, kështu që do ta luajmë”.

Parisianët janë thirrur në cështje të rikuperojnë 1-2 e ndeshjes së parë dhe do të duhet të përsërisin shpërthimet e shfaqura ndaj Barcelonës dhe Bayern Mynih. “Ishte një ndeshje me dy fytyra. Një pjesë e parë shumë, shumë e mirë, dhe në të dytën humbëm ritmin – shtoi ish mbrojtësi i Romës -. Goli i tyre, pak me fat, na preu këmbët dhe nuk mundëm të luanim si do të donim. Shënuan një gol të dytë akoma më me fat, por asgjë nuk është e humbur ende. Kemi ende një fjalë për të thënë në kapitullin kualifikim”.

Për përgatitjen nga pikëpamja mentale të një ndeshje të një rëndësie të tillë, italiani ka një ide tjetër. “Këto lloj ndeshjesh, për mendimin tim, sa më pak që t’i përgatisësh mendërisht, aq më mirë është. Nëse fillon ti mendosh 3-4 ditë më parë, mbërrin në fushë i rraskapitur. Ka ndeshje që përgatiten vetë, siç thuhet, e kjo është një nga ato. Ne do të shkojmë atje me shumë zemër, shumë krenari dhe një dëshirë të madhe për të bërë mirë. Të përpiqemi të bëjmë historinë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *