• |
ide | kryesore

Komisioni Europian propozon ndryshimin e kritereve të udhëtimeve drejt BE-së

-Instant, Lajme, Planet



Komisioni Europian ka propozuar që shtetet anëtare të Bashkimit Europian të lehtësojnë kufizimet e udhëtimeve jo-të domosdoshme, duke marrë parasysh procesin e vaksinimit që ka ecur me ritme të shpejta. Propozimi i Komisionit sheh të arsyeshme lirimin e masave për udhëtime nga vendet që kanë një situatë të mirë epidemiologjike, por gjithashtu edhe për qytetarët që kanë marrë të dyja dozat e një prej vaksinave të miratuara nga Autoriteti Europian i Vaksinave. Kujtojmë se keto vaksina përfshihet: Pfizer/BioNTech, Moderna and AstraZeneca/Oxford dhe Johnson & Johnson.

Për të balancuar disi këtë propozim Komisioni propozon që të merren masa në kufij për parandalimin e përhapjes së varianteve të reja të Covid-19.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *