• |
ide | kryesore

Kosovë/ 101 raste të reja dhe katër viktima prej COVID-19 në 24 orët e fundit

Arkiva



Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 101 raste të reja me koronavirus nga 2,052 teste të kryera. Po ashtu, sipas autoriteteve të shëndetit në vend, brenda ditës u regjistruan 4 raste fatale si pasojë e SARS CoV-2.

Humbjet e jetës u regjistruan në komunat: Gjilan 1 rast (82 vjeç), Prizren 1 rast (63 vjeç), Suharekë 1 rast (59 vjeç), Vushtrri 1 rast (78 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 105,636 raste nga 541,762 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.187 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 421 pacientë kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 95,466 raste. Numri i rasteve aktive është 7,983.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 33 raste, Gjilan 9 raste, Prizren 9 raste, Gjakovë 8 raste, Ferizaj 6 raste, Mitrovicë 6 raste, Fushë-Kosovë 5 raste, Obiliq 5 raste, Pejë 5 raste, Deçan 4 raste, Podujevë 4 raste, Lipjan 3 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Vushtrri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *