• |
ide | kryesore

Lajm i keq për shqiptarët që kanë marrë vaksinën kineze, nuk lëvizin dot lirisht në Europë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vetëm shqiptarët që janë imunizuar plotësisht ndaj Covid-19 me vaksina të Pfizer, Moderna, Johnson&Johnson dhe AztraZeneca, do të mund të udhëtojnë lirshëm drejt vendeve të Europës.

Njoftimi vjen nga Komisionit Europian, që i propozoi vendeve anëtare të lehtësojnë kufizimet për udhëtimet jothelbësore për qytetarët e vendeve të treta, listë në të cilën bën pjesë dhe Shqipëria.

Kështu, asnjë prej qytetarëve që ka marrë vaksinën kineze nuk mund të udhëtojë drejt BE-së, pasi kjo vaksinë nuk është e miratuar nga Agjencia Europiane EMA.

‘Shtetet anëtare duhet t’u lejojnë udhëtimet për në BE atyre personave që kanë marrë, të paktën 14 ditë para mbërritjes, dozën e fundit të një vaksine të rekomanduar dhe që ka marrë autorizimin e marketimit në BE’, bëri të ditur Komisioni Europian.

Ndërkohë, vendi ynë ka përdorur 4 lloje vaksinash deri më tani, atë të Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe CoronaVac. Agjencia Europiane e Barnave, EMA, nuk ka dhënë ende një vlerësim për vaksinën kineze dhe atë ruse, megjithatë pranimin e tyre KE-ja ua lë në dorë vetë shteteve të bllokut.

‘Vendet anëtare mund ta zgjerojnë heqjen e kufizimeve edhe për ata që janë imunizuar me vaksina që kanë përfunduar procesin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për përdorim emergjent’, thuhet më tej në reagimin e Komisionit Europian, sipas A2Cnn.

Komisioni Europian propozoi edhe të mekanizmin e frenimit urgjent, që mundëson rivendosjen e kufizimeve të shpejta për udhëtimet, për shtetet ku situata me Covid-19 përkeqësohet ndjeshëm.

Lidhur me këto propozime, Unioni do të diskutojë gjatë të martë. Vendet anëtare duhet të bien të gjitha dakord për ta vendosur planin në zbatim./a2cnn



8 Comments

  1. opa fitoreeeee, poshte ramazoni qe na dha kinezen se bytha shqiptarit do vetem Pfizerin dhe duhet ti kishte vaksinuar te tre milion shqiptaret qe ne Janar ne te kundert ka deshtuar. Apo jo Lapsi

    1. Pse nuk thua qe me kete menyre nbdalohet ardhja e bangladeshasve sepse shqiptaret nuk do kene mundesi te ikin?

      1. po deri tani vetem pensionistet e kane marre me shumice

        pensionistet nuk punojne dot,

        bangladehahsit e kane porten hapur

        pensionistet e lumtur qe votuan Ramen nga qejfi i madh i reformave cudierese dhe marramendese ne boten e askundit por ama vetem per korrupsion dhe droge vetekuptohet , tani le te shkojne tek femijet e tyre ne europe pa frike sepse jane vaksinuar me skype whatsapp viber … vizita virtuale ske cthua , pleq moderne me vaksina kineze

        me nje vaksine qe jep vetem 50 % mbrojtje, qe dote thote 1 ne dy mund te infektohet

        jam i sigurt qe ne vend ti kerkojme rames vkasina perendimore, , por fajin e ka europa se rama i tha , hahaha , dhe bereqaves me vaksina kineze medet

        popull i tredhur

    2. kjo ishte e ditur..Por per ty s’ka gje..deri tani te kane bere favor qe te kane kaluar ne kufi..qelbesirat si ti do ti bejne prape me vize..me beso

  2. Nuk ka problem, zvarraniket sigurimsa komuniste hajdute shqipfoles e bejne perseri.
    Projekti te ece perpara.

  3. Ky eshte nje propozim dhe jo vendim. Njerezit do lejohen te udhetojne , por duhet te kene bere vaksinen ose testin dhe te rezultoje negativ. Mos harroni numrin me te madh te turisteve e kane ruset dhe aziatiket ne europe prandaj kjo eshte e demshme per turizmin dhe ekonomine e ketyre vendeve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *